У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Ari i zi në Shpirag! Profesor Stavri Dhima zbulon sekretin sa është rezerva или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ajo çfarë pritet të na sjellë nëntoka e Shpiragut, përmes arit të zi, ka ngjallur kuriozitet dhe pritshmëri të mëdha publike për ta kthyer këtë pasuri në shërbim të mirëqenies së shqiptarëve, përmes Fondit Sovran njoftuar nga qeveria. Profesor i Asociuar, Doktor Stavri Dhima, ka punuar për më shumë se 20 vite në Institutin e Kërkimit të Naftës dhe Gazit në Fier. Në një intervistë për Top Channel ai tregon se edhe temën e doktoraturës, e ka mbrojtur me studimin e Shpiragut. Fillimisht Profesor Dhima, tregon përpjekjet konstante e të gjata shumë vjeçare për ta nxjerrë këtë pasuri në sipërfaqe. “Kërkimi i naftës në Shpirag është një histori shumë e gjatë. Mund të themi se është afërsisht një histori sa historia e kërkimeve naftës në Shqipëri. Sepse në afërsi të Shpiragut në njërën anë ndodhet vendburimi Kuçovës e në anën tjetër në pjesën veriore dhe më tej disa vendburime të vogla si Pekish dhe Murrizi. Në pjesën jugperëndimore të Shpiragut kemi vendburimin e Patos Mariznës dhe vendburime të tjera. Pra zona e Shpiragut është në mesin e disa vendburimeve që ne i kemi konkrete. Një prej puseve më të rëndësishëm shpuar në këtë vend është pusi Sqepur 6, i cili është projektuar për thellësinë 4200 metra në vitin 1984 por meqë nuk arriti objektivin, atë strukturë vijoi shpimi deri në 5300 metra por pa e atakuar strukturën”, tha profesor Starvi Dhima. Muhamed Veliu: Por cilat janë përmasat e naftës dhe gazit në nëntokën e Shpiragut? “Ky vendburim është i ngjashëm me atë të Val Dagrit në Itali, ku janë 2 kompani të njohura. Aty prodhohen rreth 85.000 deri 100.000 fuçi naftë në ditë. Ndërkohë ne sot prodhojmë 15.000 fuçi nafte në ditë. Pra është një sasi 5-6 herë më e madhe se ajo që ne prodhojmë nëse do të jemi në këto përmasa. Në metodat gjeo-fizike në pusin e shpuar në pjesën ku ne ndodhemi brenda rezervuarit karbonatik, ku janë bërë matjet flasin që po, kemi rezerva nafte dhe gazi, po kemi këtë cilësi nafte që konfirmohen dhe kemi një kat nafte rreth 1.000 metra. Trashësia e atij vendburimi nëse ky volum është i madh në shtrirjen hapësinore po t’i shtojmë edhe dimensionin e thellësisë dhe trashësisë këtu është një burim shumë i madh”, tregon Dhima. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Shpirag#Nafta#TopChannelNews