У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Irani dhe Operacioni Samsoni: Gati për të shkatërruar ekonominë e shteteve të Gjirit! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Mbi një mijë dronë e 200 raketa ka përdorur Irani për t’i çuar Emiratet e Bashkuara Arabe në një gjendje stresi ekstrem. Presion po ushtrohet edhe mbi Bahreinin, Dohën e Riadin. Emirët kanë derdhur miliarda për Donald Trump, por nën bombardime, projektet e tyre gjigante për inteligjencën artificiale po lëkunden. Khalaf Ahmad Al-Habtoor, një milioner në Emiratet e Bashkuara, publikoi një letër ku i drejtonte disa pyetje por edhe vërejtje presidentit amerikane: “A i llogarite dëmet kolaterale para se të hapje zjarr? A i ke vendosur me veprimet e tua vendet e Gjirit në qendër të një rreziku të cilin ata e zgjidhën vetë?”. Sipas vlerësimeve të fundit, Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe pse ia refuzuan SHBA-së përdorimin e bazave të tyre për të sulmuar Iranin, janë vënë në shënjestër nga forcat e Teheranit të cilat kanë goditur mes të tjerash aeroportin e Dubait, disa hotele të mëdha, dy qendra të dhënash të Amazon Web Services dhe qendrën kryesore të desalinizimit të ujit. Sulme janë regjistruar edhe në Bahrain dhe Qatar, ku ndodhen baza të rëndësishme ushtarake amerikane, ndërsa Saudi Arabia duket se është goditur më pak, edhe pse rafineritë e saj të naftës kanë qenë disa herë në shënjestër. Analistët besojnë se Teherani po zgjedh objektivat jo vetëm për efekt ushtarak, por edhe për ndikim politik dhe ekonomik. Emiratet janë një nga qendrat kryesore financiare dhe teknologjike të rajonit dhe kanë investuar qindra miliarda dollarë në projekte të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së avancuar me kompani amerikane si OpenAI, Nvidia, Oracle dhe Microsoft. Sulmet ndaj infrastrukturës dhe qendrave të të dhënave rrezikojnë të krijojnë pasiguri për këto projekte strategjike. Sipas analizave, strategjia iraniane synon të rrisë presionin psikologjik dhe ekonomik mbi monarkitë arabe të Gjirit, duke i shtyrë ato të kërkojnë garanci të reja sigurie dhe ndoshta të rishikojnë aleancat e tyre ndërkombëtare. Në këtë kontekst, disa vëzhgues nuk përjashtojnë që vendet e rajonit të afrohen më shumë me Kinën dhe presidentin Xi Jinping për të balancuar ndikimin amerikan pas kësaj krize. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Iran#Economy#TopChannelNews