У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ Shkolla u kërkon lekë nxënësve për të paguar pastruesen или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fiksi u drejtua drejt kësaj shkolle publike ku takoi dhe pyeti drejtpërdrejt drejtorin e saj Kelmend Cani, i cili pohoi se formulari është bërë si kërkesë e bordit të prindërve të shkollës. Ai shtroi se problem kryesor shkolla që ai drejton prej disa vitesh ka pastrimin e saj. Pra duhet të paguajnë një sanitare si dhe paketën higjenike ( ku përfshihen detergjentët). Ai shprehet se lista është formuluar gabim pasi nuk kanë nevojë për rregullim bankash apo saldime. Përsa i përket pikës së blerjeve të mjeteve didaktike ai i kërkon gazetares së Fiksit ta ndjeki në një prej klasave ku i tregon se lekët duhen për të blerë letra, bojra për nxënësit që vizatojnë, si dhe mjete për nxënësit me aftësi të kufizuara. Ai në video shprehet i keqardhur për ankesën që kanë bërë prindërit dhe thotë se ' nuk e di kujt i paska ardhur kaq keq për 300 -400 lekë t'i jap për shkollë'. Ndërkohë që gazetarja e Fiksit ndërhyn dhe i thotë se prindërit i kanë përmendur të tjera shifra që variojnë nga 2000-2500 lekë. ' Ne nuk marrim lekë kush do të kontribuojë le ta bëj, ne me to paguajmë pastruesen' thekson drejtori. Ai shpjegon se ka bërë kërkesë në bashki për një sanitare p[or ende nuk është bërë asgjë. Gjithashtu ai tregon se vjet janë mbledhur nga nxënësit rreth 700 e ca mijë lekë të vjetra plus edhe kontributet që kanë dhënë vetë mësuesit, të cilat kanë shkuar për pagesën vjetore të sanitares. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel