У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ Përmbaruesi "shkel" gjykatën, përzë forcërisht pronarët afër Kishës së Laçit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e përmbaruesit privat Lefter Canaj, i cili ka ekzekutuar një masë sigurie që nuk ishte caktuar nga gjykata. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua familja Gjini, e cila ka në pronësi një sipërfaqe toke në afërsi të Kishës së Laçit. Këtë pronë e kanë pasur në zotërim pas viteve '90. Disa vite më parë, anëtarët e familjes janë dëbuar nga prona, vendim të cilin e kanë kundërshtuar në Gjykatën e Kurbinit. Kjo e fundit, por edhe Apeli i Tiranës, kanë urdhëruar "rikthimin e familjes në atë pronë". "Pronën e kemi të regjistruar në Hipotekë. Në këtë pronë kemi pasur një aktivitet tregtar për shitjen e suvenirëve" thotë Preng Gjini, ndërsa shton se me atë pronë ushqeheshin dy familje, pasi biznesi i tyre ishte regjistruar në Bashkinë e Kurbinit. "Në vitin 2018, Kisha bën një padi në Gjykatën Administrative për pavlefshmëri të dokumenteve hipotekore. Procesi endet sa në shkallën e parë dhe të apelit dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndërkohë, pa u shqyrtuar çështja e themelit, pala kundërshtare bën një kërkesë për sigurim padie. Gjykata e Apelit Administrativ vendos në vitin 2018 që të pranojë pjesërisht këtë kërkesë, duke vendosur 'të mos kryejë asnjë punim apo veprim mbi pronën objekt gjykimi'" thotë Preng Gjini, ndërsa shton se këtë vendim, Kisha e ka dërguar në Përmbarimin Shtetëror të Kurbinit. Ky përmbarim e ka ekzekutuar, duke e dërguar vendimin në Hipotekë dhe në Bashki. Pra, që mos të shitej prona dhe mos të ndërtohej në atë zonë. Por jo të ndalohej familja Gjini të ushtronte aktivitetin tregtar. Familja Gjini thotë se në asnjë rresht të vendimit nuk ndalohet tregtimi i suvenirëve. Pasi janë të regjistruar. Kisha e tërheq dosjes nga përmbarimi shtetëror dhe ia çon përmbaruesit privat Lefter Canaj. Ky i fundit shkon te prona dhe i largon me forcë anëtarët e familjes Gjini, madje u heq edhe aktivitetin tregtar. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel