У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Berisha: Protestë kombëtare më 22 dhjetor или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi Kryesinë e PD-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë lidhur me Belinda Ballukun. Në këtë takim, paralajmëroi organizimin e një proteste kombëtare më 22 dhjetor, si dhe vijimin protestave edhe në ditët në vazhdim, të cilin e cilësoi si të vetmen rrugë për largimin e qeverisë. “Me datën 22 duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, por nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhje të lira”, tha Berisha. Berisha iu drejtua gjithashtu edhe zërave skeptikë brenda partisë, duke theksuar se kush nuk i bashkohet misionit për rrëzimin e qeverisë, duhet të dalë jashtë këtij procesi. “Kush është në lartësinë e këtij misioni të angazhohet, kush nuk i përgjigjet dot del anash. Kush nuk do të ndjehet misionar, tërhiqet, por kjo rrugë është jetike vendimtare për opozitës shqiptare”, tha ai. Sipas kreut të PD-së, zhvillimet e ditëve të fundit, në referencë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, përbëjnë një situatë të paprecedentë në shumë vite. “Shuhet ccdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni”, tha Berisha. Mbledhja e Kryesisë së PD-së u shoqërua me debate kryesisht lidhur me firmat që disa deputetë demokratë kishin hedhur në mbështetje të Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. “Sot në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi vetë Salianji. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endrit Shabanin”, tha Flamur Noka. “Unë po bëj përgjegjës drejtuesit e PD-së për paqartësinë strategjike në vendimmarrje të caktuara. Kam folur në strukturë dhe nuk duhet ta zhvendos vëmendjen. Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar, edhe për Endrit Shabanin unë kam firmosur që s’jam deputet”, ironizoi Ervin Salianji. Demokratët vendosën që të vijojnë rezistencën aktive ndaj qeverisë Rama. Klan News SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan