У нас вы можете посмотреть бесплатно E mira e Zotit është se Ai vlerëson përpjekjet - Halil Avdulli или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjëja më e vlefshme për Allah nuk është rezultati, por përpjekja. Nuk është pasuria. Nuk është ndikimi. Nuk është suksesi apo përsosmëria. Të gjitha këto mund të vijnë më pas. Ajo që Allahu dëshiron të shohë nga njeriu është një gjë: përpjekjen. Në Kurani përmendet se disa profetë do të paraqiten para Allahut në Dita e Gjykimit pa asnjë ndjekës. PNga këndvështrimi njerëzor mund të duket sikur ata nuk patën ndikim. Sikur përpjekja e tyre nuk solli rezultat. Por Allahu përsëri u jep atyre gradat më të larta në Xhenet. Pse? Sepse Allahu e vlerëson përpjekjen e tyre, mundin e tyre dhe këmbënguljen e tyre. Mendoni për historinë e Nuhut. Ai e thirri popullin e tij drejt Allahut për 950 vjet. Nëse do të bënim një grafik progresi çdo vit — sa njerëz u bënë besimtarë — grafiku pothuajse nuk do të ngrihej. Ndonjëherë disa njerëz afrohen, pastaj largohen. Nuk ka sukses të dukshëm. Nuk ka progres të madh në sy të njerëzve. Por ajo që e bën Nuhun madhështor nuk është rezultati. Është përpjekja e tij e vazhdueshme dhe e palodhur. Dhe ky është një mësim për ne. Duhet të jemi njerëz të përpjekjes. Sepse para Allahut nuk do të kemi asgjë tjetër përveç përpjekjeve tona. Të rinj, mendoni për këtë: Çfarë kuptimi ka jeta juaj? Nëse jeta kalon vetëm ne videolojra, nga një episod seriali te tjetri, çfarë po ndiqni në të vërtetë? Duhet të mendoni më lart se kaq. Kur njeriu ka një qëllim dhe përpiqet për të, jeta merr kuptim. Dhe kur jeta ka kuptim, ajo sjell edhe lumturi. Por kur nuk ke qëllim dhe nuk ke përpjekje, njeriu nuk gjen kënaqësi të vërtetë. Sepse njeriu është krijuar për përpjekje. Allahu thotë në Kuran: “Dhe se përpjekja e tij do të shihet.” Mendoni për këtë. Kur i tregon dikujt CV-në tënde, çfarë vendos aty? Rezultatet. Diplomën, punën, projektet. Por nuk shkruan sa net pa gjumë kalove, sa u lodhe, sa u përpoqe. Njerëzit shohin vetëm rezultatin. Por Allahu nuk gjykon kështu. Në Ditën e Gjykimit, Allahu nuk do ta shohë jetën tënde vetëm sipas rezultateve. Ai do ta shohë sipas përpjekjes. Sepse askush tjetër në këtë botë nuk mund ta shohë përpjekjen tënde të vërtetë. Njerëzit shohin vetëm suksesin ose dështimin. Por Allahu sheh çdo mund, çdo sakrificë dhe çdo përpjekje. Prandaj mos e nënvlerëso kurrë përpjekjen tënde vetëm sepse njerëzit nuk e panë. Ndoshta per njerëzit nuk e vlerësuan. Por për Allahun — ia vlejti.