У нас вы можете посмотреть бесплатно 30. Plazhi i Zvërnecit, dalan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
30. Bregu i Zvërnecit, dalani Bregu i i Zvernecit është një nga pikat më të veçanta për peshkim me grep në Vlorë, aty ku laguna lidhet me detin përmes një dalani të ngushtë ujor. Bregdeti në Zvërnec arrihet nga Vlora përmes një rruge prej afro 9 km që përshkon Pyllin e Sodës, Nartën dhe më pas vijon tek një rrugë pak më e ngushtë, dikur e përdorur vetëm për qëllime ushtarake. Gjithë pjesa që ndan lagunën e Zvërnecit me detin nuk është e frekuentuar për plazh. Ky kanal krijon rryma natyrale që sjellin peshq pranë grykëderdhjes, duke e bërë vendin të favorshëm për grep. Mund të kapësh qefuj, levrekë, dhe peshq të lagunës që lëvizin mes ujit të kripur dhe atij të ëmbël. Bregu i gjatë të lejon të zgjedhësh hapësira të qeta, por nuk mund të arrish në çdo pjesë të bregut për shkak të pjerrësisë dhe shkëmbinjve që zbresin thikë në ujë. Peshkatarët përdorin karrem të thjeshtë si krimba, copa sardeje ose kallamar, që funksionojnë mirë në rrymë. Dalani është gjithashtu pikë strategjike për peshkim, sepse thellësia ndryshon shpejt dhe krijon shtigje lëvizjeje për peshq. Por në urën e Dalanit është e ndaluar të gjuash e po ashtu përgjatë gjithë Lagunës. Nëse zbret në pikën e bashkimit të lagunës me detin, mund ta gjuash por gjithnjë duke pasur parasysh rregullat e peshkimit që të mos zësh peshk nën 20 cm, jo më shumë se 4 kg dhe jo më tepër se dy kallama. Pylli i dendur dhe gjelbërimi i lagunës rreth tij i japin zonës atmosferë natyrale dhe meditative. Ka një kryqëzim pamjesh ku laguna mban brenda ishullin e Zvërnecit ku ndodhet edhe Manastiri i famshëm i Zvërnecit ndërsa më tutje ka sipërfaqe të tjera toke që izolohen nga ujërat. Ndërsa peshkon, ke përballë lagunën dhe detin njëherësh, një ndjesi unike e bashkimit të dy botëve ujore. Zverneci mbetet destinacion i mrekullueshëm ku peshkimi me grep dhe natyra e paprekur krijojnë çlodhje të vërtetë. Por disa orë mun dtë ndash edhe për të vizituar bunkerët e armëve të rënda si topa për të goditur anijet e mundshme në det. Katër bunkerë që ndodhen në kodrën më dominuese mbi bregun e Zvërnecit janë tashmë edhe të vizitueshëm. Ndërkohë nuk mund ta largohesh pa vizituar edhe Manastirin e Zvërnecit, një pasuri historike, kulturore e fetare e vendit i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit.