У нас вы можете посмотреть бесплатно Kam lexuar tërë Teuratin dhe Ungjillin dhe gjeta disa nga cilësitë për Profetin ﷺ ende të pranishme или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#Akideh #Refuzime #Kristianët #Çifutët Artikulli: Unë kam lexuar tërë Teuratin dhe tërë Ungjillin dhe gjeta disa nga cilësitë dhe lajmet për Profetin ﷺ ende të pranishme. Autori: Imam Ebu Abdullah Muhammed ibën Ahmed edh-Dhehebi (lind. 673 - vd. 748H) - Shpjeguesi: Shejkh Sulejman err-Rruhejli - Allahu e ruajttë - . Teksti: Allahu i Lartësuar ka thënë: {إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَىٰ مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَٰئِكَ يَلْعَنُهُمُ اللَّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ} [البقرة : 159] “Vërtet, ata që fshehin atë që Ne kemi zbritur prej argumenteve të qarta dhe udhëzimit, pasi ua kemi sqaruar njerëzve në Libër - ata i mallkon Allahu dhe i mallkojnë mallkuesit.” [Surja Bekareh, 159] Shpjegimi: “Vërtet, ata që fshehin” - Ata janë dijetarët e hebrenjve dhe të krishterëve - “atë që Ne kemi zbritur prej argumenteve të qarta”, domethënë në librat e tyre, prej lajmeve dhe shenjave të Profetit Muhammed - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -. SubhanAllah! Librat e tyre, edhe pse janë shtrembëruar, ende përmbajnë disa lajme dhe shenja të Profetit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -. Unë kam lexuar tërë Teuratin dhe tërë Ungjillin për një arsye prej arsyeve, në një prej shkrimeve të mia, dhe gjeta disa nga cilësitë dhe lajmet për Profetin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ende të pranishme, si për shembull përmendja e Mekkës, përmendja e hixhretit të tij në Medineh dhe përmendja e emrit të tij Ahmed. Dijetarët e hebrenjve dhe të krishterëve, atë që mundën ta shtrembëronin, e shtrembëruan; dhe atë që nuk arritën ta shtrembëronin, e fshehën dhe nuk e bënë të dukshme. Ndërkohë që para shfaqjes së Profetit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, ata ua përmendnin arabëve ardhjen e tij dhe i kërcënonin me shfaqjen e tij. “Vërtet, ata që fshehin atë që Ne kemi zbritur prej argumenteve të qarta dhe udhëzimit” - udhëzimin që u ishte zbritur në Teurat dhe në Ungjill - “pasi ua kemi sqaruar njerëzve në Libër - ata i mallkon Allahu”, domethënë: i dëbon dhe i largon nga Mëshira e Tij, “dhe i mallkojnë mallkuesit”; i mallkojnë krijesat, engjëjt, madje edhe peshqit në ujë. Edhe pse ky ajet në origjinë flet për dijetarët e hebrenjve dhe të krishterëve, gjykimi i tij është i përgjithshëm për këdo që fsheh nga njerëzit atë që u është zbritur prej argumenteve të qarta ose fsheh prej tyre diturinë e dobishme që është udhëzim, që të çon në rrugën e drejtë të Allahut dhe në rrugën e njerëzve të lumturisë. Kini kujdes për këtë, o vëllezër! Po, ajeti në thelb ka për qëllim dijetarët e hebrenjve dhe të krishterëve, por kushdo që ka cilësitë e tyre e meriton këtë mallkim. Ata që fshehin argumentet e qarta dhe udhëzimin për shkak të dynjasë apo për arsye të tjera - ata i mallkon Allahu dhe i mallkojnë mallkuesit. Kjo tregon se fshehja e udhëzimit nga njerëzit është prej mëkateve të mëdha. Burimi: • (٤٠) شرح (كتاب الكبائر) للحافظ الذهبي. | ب... min. 24:35 Përktheu: Spartak Ejjub Spahija 🌐 www.dituriaedobishme.com ↪️ https://telegram.me/dituria ↩️