У нас вы можете посмотреть бесплатно “Bebja duhet të flejë deri në 20 orë gjumë”, pediatrja ndan këshilla për gjumin e foshnjave или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pritja e ëmbël e një fëmije është një nga periudhat më të bukura në jetën e një femre, një fazë ku përgatiten për t’u bërë nëna dhe ndërkohë lidhen me krijesën brenda tyre. Ndoshta është edhe një periudhë disi më e heshtur krahasuar me atë çka vjen më pas, ardhjen e bebes në jetë. Krejt papritur gjendesh në një vend ku gjithçka nis nga zero dhe duhet të përshtatesh, madje as librat nuk bëjnë më punë. Kjo është edhe tema e ditës në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gjumi i foshnjave, i cili ka dy situata. Një nga vështirësitë e para për nënat e reja është vendosja e bebes në gjumë apo zgjimi i tyre gjatë natës. Apo e kundërta, një bebe mund të flejë shumë gjumë dhe mund të shqetësohen. Ndaj, për të shpjeguar më mirë ciklin e gjumit të një bebeje, në ndihmë të nënave erdhi pediatrja Pasionare Rino, në një lidhje “Skype”. Rudina Magjistari: Sa i rëndësishëm është gjumi te bebet? Çfrarë duhet të kemi parasysh që ato të flenë sa më mirë? A ka raste kur nuk ndiqet protokolli dhe këshillat e duhura të mjekëve që bebja të mos flejë mjaftueshëm? Në cilat situata ndodh kjo? Pasionare Rino: Sigurisht që është pyetje interesante, i ndoqa edhe bisedat e vajzave, folën shumë bukur, kanë informacion për gjumin, i cili është një nga eventet më të rëndësishme të njeriut. Në qoftë se një i rritur gjysmën e ditës e kalon në gjumë, fëmija, nga mosha më e vogël e më tej, kalon një pjesë të madhe të jetës në gjumë. Gjumi është një event i pazëvendësueshëm, i cili është i domosdoshëm te fëmijët e të rriturit. Periudha që përshkruan vajzat, periudha e fëmijërisë së hershme, është periudha që shqetësohen më shumë nënat për gjumin. Lindja e fëmijës është një gjë shumë e bukur dhe pritet me shumë dashuri, por mëmësia, prindërimi është shumë i vështirë, i lodhshëm dhe ajo që i shqetëson më shumë nënat janë qarjet e fëmijëve. Qarja është një gjë normale te fëmijët sepse njeh botën, qan sepse s’ka ç’bën tjetër, ushqehet, qan dhe fle, por ama me të qarën komunikon me njerëzit. I them shpesh nënave dhe kam shpesh të tilla që vijnë ankohen për problemin e gjumit dhe qarjen, i them gjithmonë: “Merreni me qetësi qarjen, ajo që duhet të bëni është të rregulloni gjumin e fëmijës në mënyrë që të flini edhe vetë”. Nëna nëse nuk fle vetë, nuk i shërben dot fëmijës, për më tepër që tani jeta është bërë e vështirë, nëna do të punojë. Rudina Magjistari: Sa duhet të flejë një bebe e vogël në muajt e parë të jetës? Pasionare Rino: Zakonisht në periudhën e parë, 1-2 muajsh, duhet të flejë, 17-18, edhe 20 orë. Pastaj duke u rritur, 3-4 muajsh, 17-18 orë, pastaj 5-6 muajsh 16 orë, pastaj duke u rritur mosha, ulen orët e gjumit të fëmijës. Fëmija i vogël fle ditë-natë, nuk e kontrollon kur është ditë, natë dhe fle me çrregullsi pastaj fillon e njeh diferencën e ditës dhe të natës. #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #PasionareRino Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/