У нас вы можете посмотреть бесплатно Kryeministri Meta me doganierët - (2 Nëntor 1999) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999 Kryeministri Meta reagon ashpër ndaj fenomenit të korrupsionit dhe kontrabandës në Shqipëri. Ai ka mbledhur sot në Kryeministri, Ministrat Poçi e Angjeli, drejtues të doganave dhe tatimeve dhe i ka paralajmeruar ata se do të mbajnë përgjegjësi të plotë në rast të mosrealizimit të të ardhurave. Nuk do të mbetemi më në analiza 6 mujore ose 3 mujore ka nënvizuar Meta. Çdo ditë unë kërkoj informacion të plote nga Ministri Angjeli dhe Ministri nga drejtoritë përkatëse kryesisht nga doganat. Kryeministri Meta pasi ka siguruar për mbështetjen e qeverisë në këtë punë intensive u shpreh se për çdo deficit apo shfaqe të mungësës së vullnetit do të mbajnë përgegjësi që nga drejtori më i thjeshtë e deri tek ministri. Do të jeni përditë përballë një dinamike të re ju drejtua Meta doganierëve, e cila po merr përmasa për të mos lejuar që vullneti politik i qeverisë që unë drejtoj për të luftuar korrupsionin e kontrabandën të kompromentohet nga njerëz të papërgjegjshëm në administratën doganore dhe atë shtetërore. Më pas ministri i Financave Anastas Angjeli pasi ka përmbledhur punën e deritanishme në sektorët më delikatë doganat e tatimet, sqaroi edhe disa nga masat e ardhshme. Ministri Angjeli ka kërkuar edhe ndihmën e Ministrisë së Rendit. Ministri Poçi pasi ka siguruar për ndihmën e Ministrisë që ai drejton hodhi idenë e ngritjes së një strukture për të bashkëvepruar në luftën kundër krimit./tvklan.al Gazetare – Ornela Bego SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/