У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Tërmet në BBC: Redaktuan keq fjalimin e Trumpit, dorëhiqen dy drejtues! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kreu i BBC-së Samir Shah pritet t`i kërkojë ndjesë përmes një deklarate me shkrim sot një komisioni të parlamentit britani, mes skandalit që ka përfshirë gjigandin mediatik, e që solli dorëheqjen e drejtorit të tij të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzektutive, Deborah Turness. Shkak i tërmetit që përfshiu BBC-në u bënë kritikat se një dokumentar i saj ka mashtruar shikuesit sepse kishte redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të mundësuar një tranzicion të qetë te pasardhësi im në muajt në vijim”, tha Davie në një deklaratë, ku shtonte se “ BBC nuk është perfekte dhe ne duhet të jemi gjithmonë të hapur, transparentë dhe të përgjegjshëm”. Në përgjithësi, BBC po performon mirë, por janë bërë disa gabime dhe si Drejtor i Përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare”, u shpreh ai. Samir Shah e cilësoi këtë një ditë të trishtë për median e njohur, ndërsa e përshëndeti Davie si një drejtor të përgjithshëm të jashtëzakonshëm”, që i kushtoi BBC-së dy dekada të jetës së tij. BBC është kritikuar ashpër kohët e fundit, pas një sërë akuzash se nuk ka arritur të ruajë neutralitetin politik në raportimet e saj, duke përfshirë mbulimin e ngjarjeve që lidhen me Trumpin. Daily Telegraph kishte raportuar më herët për një memo të brendshme, të shkruar nga një ish-këshilltar i etikës në agjenci, në të cilën dokumentoheshin një sërë gabimesh, përfshirë mënyrën se si ishte redaktuar një fjalim i Trump më 6 janar 2021. Dokumenti nënkuptonte se emisioni ikonik Panorama kishte ngjitur bashkë dy pjesë të fjalimit të Trump, duke e berë të dukej sikur nxiste trazirat e atij viti në Kongresin amerikan. Në fjalimin e tij, Trump thoshte: Do të shkojmë drejt Kapitolit dhe do të brohorasim për senatorët, kongresmenët dhe gratë tona të guximshme.” Ndërkohë, në montazhin e Panoramas ai shfaqej duke thënë: “Do të shkojmë drejt Kapitolit... dhe unë do të jem atje me ju. Dhe do të luftojmë. Do të luftojmë fort.” Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #BBC#DonaldTrump#TopChannelNews