У нас вы можете посмотреть бесплатно Report TV - REPORTAZH Kanina, ballkoni i Vlorës me histori të lashtë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kanina është zgjuar nën rrezet e diellit që shtrihen mbi kodra e derdhen në det... Një mozaik fantastik i natyrës që gërshetohet me historinë e kësaj toke të banuar prej 2 mijë vitesh. Destinacioni kryesor është Kalaja... Shumë turistë janë ngjitur ndër vite në kalanë e gurtë, mistike, të mbushur me histori por dhe legjenda. Në udhëtimin tonë na shoqëron historiani Kastriot Hoxha, i cili na tregon se kjo është një kala e periudhës ilire, ku vende-vende edhe sot shihen trakte muresh të ndërtimeve ilire. Kalaja u ndërtua nga amantët ilir në shekullin e IV-V para Lindjes së Krishtit. Por më vonë, kalaja u shkatërrua nga legjionet romake, të cilat e plaçkitën dhe e rrënuan qytetin. Ajo mbajti për një kohë të gjatë mbi shpinë plagë të rënda të luftës dhe, aty nga shekulli i gjashtë, kalandërtonjtësit pasardhës të ilirëve, e ndërtuan përsëri kalanë antike, por kësaj here me një fizionomi tjetër. Nga kalaja e Kaninës shihen me sy të lirë, Vlora, deti Adriatik, ishulli i Korfuzit, gjiri i Vlorës, Dukati. Kastrioti na tregon edhe për kullat, portat dhe sahatin e kalasë. Gjergj Arianit Komneni, zoti arbëror i këtyre anëve ishte pararendësi i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe fati do ta sillte që ky i fundit të bëhej dhëndri i tij. Pikërisht në këtë kala është bërë dasma princërore e Donikës me Gjergj Kastriotin në vitin 1451. Kaninjotët e rrëfejnë me krenari dasmën më të rëndësishme arbërore. Ndër breza, banorët e Kaninës kanë pritur jo vetëm turistë por edhe studiues, historianë e folkloristë dhe s'kanë të ndalur teksa tregojnë për rrënjët e tyre të hershme. Nga të dhënat e historisë duket qartë se Kanina ka qenë, në rrjedhën e shekujve, kryeqendra administrative, ekonomike, kulturore, politike, ushtarake e trevës arbërore. Emri i kësaj qyteze ka nisur të përmendet që nga koha e pellazgëve. Për nga lashtësia e kanë quajtur qytezë antike, e cila u zhvillua si qytet në mesjetën e hershme e në vazhdim. Në Kaninë përmenden edhe sot emrat e kishave të rrënuara, si kisha e Shën Marisë, e Shën Netjasë, e Shën Onufrit, e Shën Parashqevisë e të tjera.