У нас вы можете посмотреть бесплатно Gjendet ilaçi i autizmit?! Suramini, ilaçi i gjumit mund ta kurojë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ekspertët e autizmit besojnë se një medikament 100-vjeçar mund të jetë çelësi për trajtimin e sëmundjes. Suramin është medikamenti i përdorur për të trajtuar sëmundjen e gjumit, një sëmundje e përhapur nga mizat në Afrikë, që nga viti 1916. Por, një shkencëtar nga Universiteti i Kalifornisë, i quajtur Robert Naviaux, botoi më herët një studim, duke treguar se Suramini mund të "ndryshojë" sjelljet e ngjashme me autizmin në minj. Studiuesi ka shkuar edhe më tej, duke e testuar medikamentin tek njerëzit. Trajtimi ka dhënë efekt tek fëmijët që morën medikamentin. Në studim u përfshinë 20 djem me autizëm ndërmjet moshës 5 dhe 14 vjeç. Gjysma e tyre mori një dozë të kontrolluar Suramin, ndërsa gjysma tjetër mori një medikament tjetër. Pjesëmarrësit që morën Suramin performuan më mirë në testet për aftësinë e gjuhës, ndërveprimet shoqërore dhe sjelljet e përsëritura, të lidhura me autizmin. Përmirësimet u larguan pas ndërprerjes së Suraminës. Kreu i monitorimit dhe i vlerësimit të studimeve në Shoqërinë Kombëtare të Autizmit, tha se gjetjet e reja janë interesante, por ky është një studim shumë i vogël. Rezultatet sugjerojnë se është e vlefshme të merren studime të tjera për medikamentin. ------------------------------------------ IN Tv Albania Follow us: / intvalbania / intvalbania / intvalbania Offcial website: http://intv.al