У нас вы можете посмотреть бесплатно PRAPASKENAT/Çfarë fshihet te DËNIMI i Irena Gjokës. Ish prokurori:Halli nëse është e kapur apo jo... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, ka analizuar atë që po ndodh në sistemin e drejtësisë. Karanxha tha se sot nuk është normale që gjyqtarë pa kredibilitet të gjykojnë çështje të rëndësishme. Sipas tij, në veting ka pasur shkelje, duke hedhur dyshime se shumë prokurorë dhe gjyqtarë me dosje kanë kaluar vetingun. Pjesë nga biseda: Karanxha: Duhet të kemi parasysh Berishën si politikan dhe Berishën si qytetar. Berisha si qytetar ka të drejtën e një procesi të rregullt ligjor. A i plotëson gjyqtari kriteret ligjore? Borakaj: Si e kaluan vetingun këta? Karanxha: Kjo vë në diskutim procesin e organeve të vetingut. Unë po të them një gjë që për mua është shumë e rëndë. DSIK-ja, që vlerëson figurën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, te rasti i AKSHI-t ka vlerësuar si grupe të pastra një grup të strukturuar kriminal. Hoxha: Nga kush varet DSIK-ja? Nga Këshilli i Ministrave. Karanxha: Tani diskutimi është: i kanë pasur apo jo organet e hetimit këto të dhëna? Qëllimi i ligjit është vendosja e kritereve, bërja e një gare të ndershme. Personat që janë të kapur, që janë me dosje, këta kanë dosje personale. Personi që ka dosje i bën presion për çështje të caktuara. Pra, personat e kapur janë objekt shantazhi. Borakaj: Ka ndodhur? Karanxha: Po, sepse ai që e ka dosjen e ka bërë. Hoxha: Shantazhin nuk e marrim dot vesh ne. Karanxha: Berishën nuk duhet ta shohim si politikan, por si individ.