У нас вы можете посмотреть бесплатно Ndërkombëtarët për KOKSH: Nuk e njohim Asamblenë e KOKSH, të zgjidhet problemi - (31 Mars 2009) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2009 Përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar kanë rikonfirmuar, se nuk e njohin asamblenë e jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Shqiptar, e cila zgjodhi si president të KOKSH Esat Ademin. Sipas tyre asambleja është e paligjshme. Presidenti i Komiteteve Olimpike Europiane, Patrick Hickey, e ka diskutuar këtë edhe me Ministrin e Sportit Ardian Turku, në një takim të konsideruar privat. Hiki ka deklaruar se ka qenë i ngarkuar me këtë mision nga presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar Jacques Roggue dhe se pasi të bisedojë me të gjithë palët do të formulojë një raport. “Ne kemi biseduar edhe me ministrin dhe jemi të dy palët me dëshirën e mirë për zgjidhjen e problemit. Nëse nuk zgjidhet atëherë shkohet drejt sanksioneve dhe Shqipëria nuk do të përfaqësohet në aktivitetet ndërkombëtare”, kanë qenë fjalët e Hickey. Nga zyra e shtypit të ministrit të sportit Ardian Turku, komunikohet se titullari i ministrisë ka patur një dialog mirëkuptimi me presidentin Hickey dhe se bashkëpunimi mes tyre nuk do të mungojë. Zyrtarët europianë pritet të takohen edhe me federatat që organizuan asamblenë e cila zgjodhi si president të KOKSH, Esat Ademin. Vizita e përfaqësisë së CIO në Shqipëri erdhi pas gjendjes së acaruar në Komitetin Olimpik Shqiptar pas incidenteve të asamblesë zgjedhore të 6 dhjetorit të vitit të shkuar./tvklan.al Gazetari: Erion Todhe SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/