У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan – Rrjeti ndërkombëtar SPAR, edhe në Kavajë |Lajme-News или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#SPAR #Kavaje SPAR Albania, pjesë e rrjetit SPAR International, një ndër më të mëdhenjve në botë ka hapur supermarketin e tij të parë në qytetin e Kavajës. Në një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë, klientët do të mund të gjejnë plot 15000 artikuj të ndryshëm për t’iu përgjigjur më së miri nevojave të tyre. Në këtë sipërmarrje gjigande SPAR, vjen në partneritet ekskluziv me JUMBO, duke sjellë për qytetarët e Kavajës por edhe të gjithë turistët, një gamë të gjerë artikujsh, përfshirë këtu edhe ato të plazhit. Ky investim, do të hapë gjithashtu 40 vende të reja pune direkte në qytetin e Kavajës, pa llogaritur vendet indirekte të punës që lidhen me furnitorët e ndryshëm vendas. Redjan Krali:Është një lajm i mirë për qytetin tonë, që arrin të thithë këtë investim të ri, i cili me sa duket do të ketë impakt të ndjeshëm jo vetëm në punësim, por edhe në rritjen e standardit të cilësisë, dhe përmirësimin e stilit të jetesës për qytetarët tanë. Nuk ka më mirë për Kavajën, kur brande ndërkombëtare vendosin që ta shtrijnë praninë e tyre edhe te ne, një dëshmi kjo, se ky qytet, po bëhet gjithnjë e më tepër tërheqës për investime, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në periudha të tjera të vitit. SPAR Kavaja do të ketë oferta të shumta në ditën e hapjes, aktivitete, dhurata për çdo blerje mbi 5000 lekë si dhe mjaft surpriza të tjera që klientët do t’i zbulojnë në dyqan. Vendndodhja ideale e marketit në Shëtitoren Indrit Cara, përballë stacionit të trenit, si dhe vendet e shumta të parkimit, e bëjnë SPAR Kavaja një destinacion ideal blerjesh. Që nga hapja e SPAR Albania në vitin 2016, në vend numërohen 65 dyqane dhe rreth 1900 vende pune. SPAR Albania sjell përvojën botërore të SPAR International për klientelën shqiptare dhe është pjesë e Grupit BALFIN, Grupit të madh dhe novator të investimeve në Ballkan. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/