У нас вы можете посмотреть бесплатно Kosovë: hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sot ka hyrë në fuqi zbatimi i plotë i ligjit për të huajt në Kosovë, ndërsa BE-ja dhe autoritetet në Prishtinë kanë rënë dakord për disa masa shtesë që zbusin efektet e tij për pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare. Marrëveshja synon të lehtësojë situatën për qytetarët që jetojnë në Kosovë, por që nuk janë të pajisur me dokumente të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Sipas vendimit të ri, këta qytetarë do të mund të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi për një periudhë prej të paktën 12 muajsh. Gjatë kësaj kohe, atyre do t’u lejohet të përdorin si dokument identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe deri më 15 mars 2026. Marrëveshja u përshëndet nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë me ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, dhe kryeministrin Albin Kurti. Sorensen theksoi se prioritet mbetet pajisja e punëtorëve dhe studentëve me leje qëndrimi, në mënyrë që të mos ndërpritet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Nga ana e tij, Kurti deklaroi se qeveria do të nisë integrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor në kuadër të ligjeve të Kosovës. Ai bëri të ditur se autoritetet lokale do të dorëzojnë listat e stafit akademik dhe shëndetësor që punon në këto struktura për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit. Kjo dakordësi u përshëndet menjëherë nga kryediplomatja evropiane Kaja Kallas, e cila e cilësoi atë si një shtysë të re për dialogun. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #lajme #RTSH #news