У нас вы можете посмотреть бесплатно Policia e Kosovës mbyll xhaminë e fshatit Morinë - (2 Mars 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2010 Policat morën detyrën për të martën dhe menjëherë janë nisur në aksion. Do ta ekzekutojnë një vendim që mbase është i pari i këtij lloji në Kosovë. Rruga i shpie te xhamia e shumëpërfolur e fshatit Morinë. Kanë urdhër ta mbyllin atë. Por edhe këshillë se mund të hasin rezistencë prandaj duhet të jenë të përgatitur. Me ta janë edhe pjesëtarët e inspektoratit të komunës. Ata mbajnë në dorë vendimin e mbylljes. Policia rrethon me shirita xhaminë, ndërkohë që dyerve po iu ndërrohen bravat, për të pamundësuar hyrjen e atyre që deri dje udhëhoqën këtë xhami. Një pjesë e tyre tentuan të futen por pengohen. Xhemal Doka nuk ndodhet në xhami. Bashkëpunëtorët e ish-imamit vështirë pajtohen me atë që shohin e dikush shfryn mllefin ndaj atij që urdhëroi mbylljen. Banor 1: “ … se kam msheh… “ Më pas vjen edhe Xhemal Duka. E kupton se dyert e xhamisë vështirë se do të hapen për të dhe ndërron drejtimin. “Shirit blu apo shiriti verdhë si me thanë nga policia kupton që është rasti i parë në Kosovë, në Ballkan, në Shqipëri te cilin po mbyllet xhamia pa të drejtë.” Duka pajtohet se mund ta lerë Kosovën por jo pa hequr paraprakisht të gjitha paragjykimet për të cilën siç thotë ai janë veshur nga disa individë në Drenicë. “Xhamia është mbyllur në bazë të thashethemeve. Jo Al-khaida, jo terrorizëm, jo fondamentalizëm, jo çështje nderi etj, etj.” Imami i vetshpallur i Marinës pret që njerëzit ta ndihmojnë dhe ta përkrahin rikthimin e tij në fshat. Ndryshe largimi i tij ndodhi pas një peticioni që shoqëria civile nënshkroi për ta larguar atë e në të cilën thuhet se Duka po bën aktivitete të jashtëligjshme. Çështja kaloi edhe në Kuvendin komunal të Skënderajt, ndërkohë që Sami Lushtaku u angazhua personalisht të mbyllë xhaminë dhe të pamundësojë aktivitetin e Dukës në Skënderaj. Objekti i kultit në Morinë është hapur nga organizata me seli në Londër…. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/