У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie – Emisioni 11 Korrik 2023 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Dr. Mimoza Keta – gjinekologe Në Skype: Romina Cani – edukatore e lindjes dhe këshilltare e gjidhënies Në insert: Rudina Laka – instruktore për gratë shtatzënë dhe postpartum Gazetare: Ermelinda Ndoja Një recetë e shijshme me patate, spinaq dhe djathë 600 gr patate 1 qepë 4 vezë 4 lugë gjelle krem djathi ½ lugë kafe hudhër pluhur 150 gr djath mozzarella Kripë + piper të zi Vaj ulliri Presim patatet në copëza të vogla ( jo të holla ). I vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë, i ziejmë vetëm për 8 min. Ndërkohë qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim me vaj derisa të zbutet. Shtojmë spinaqin të grirë hollë dhe vazhdojmë përzierjen së bashku me qepën. Ndërkohë lyejmë tavën me vaj. Kullojmë patatet dhe i shtojmë si bazë në tavë. Në një tas përziejmë 4 kokrra vezë, shtojmë në të krem djathi dhe vazhdojmë përzierjen në tas. Shtojmë pak kripë-hudhër pluhur. Grijmë djathin në rende, shtojmë gjysmën e tij tek vezët. Mbulojmë patatet në tavë me spinaqin e gatuar e më pas mbulojmë me vezet e përziera me djathë. Shtojmë sipër djathin e mbetur dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 grad -190 gradë për 20 minuta. Sallatë me domate të marinuara me sos speci dhe erëza 2 domate Pak qepë të kuqe Marinimi: 1 spec të kuq Pak kopër ½ tufe Pak majdanoz ½ tufe Kripë, pak sheqer 4 lugë gjelle vaj ulliri Presim domatet në kubikë mesatarë. Qepën në kubikë të vegjël ose fije. Në grirsëen e qepës vendosim specin të pastruar nga farat dhe fijet. Shtojmë gjysmë tufe kopër, gjysmë tufe majdanoz + kripë + pak sheqer, vaj ulliri. Kalojmë përbërësit në blender dhe formojmë një salcë të shijshme për të marinuar domatet dhe qepët. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu #mimozaketa #rominacani #rudinalaka