У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Pas Covid-it, “shpërthen” kokaina: Prodhimi global mbërrin nivele rekord! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me nje rikthim te forte te kërkesës pas izolimit prej pandemisë së Covid 19-tës: Në raportin e fundit të saj, Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tregon se nga viti 2021 deri në 2022-shin, prodhimi i kokës u rrit në masën 35%, teksa qendra të reja trafikimi janë shfaqur në Afrikën Perëndimore dhe atë Qendrore. Trafikantët rezulton po ashtu të përdorin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të dërguar drogën tek konsumatorët. Europa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, të ndjekura nga Amerika e Jugut, ajo Qendrore dhe Karaibet. Por ndonëse tregjet në Afrikë dhe Azi vazhdojnë të mbeten “të kufizuara", Ghada Waly e OKB-së e cilësoi një realitet të rrezikshëm mundësinë që ato të zgjerohen. Sipas Raportit Global për Kokainën, rritja e prodhimit është rrjedhojë e një zgjerimi në kultivimin e bimëve të kokainës, por edhe përmirësimit të metodave të konvertimit të kokës në kokainë pluhur. "Të dhënat që disponojmë, nxjerrin në pah faktin se roli i Afrikës, veçanërisht asaj Perëndimore dhe Qendrore, si një zonë tranziti për kokainën në rrugën e saj drejt tregjeve në Europë është rritur ndjeshëm që nga viti 2019”, thuhet aty. "Si sasia totale e drogës së sekuestruar në Afrikë, ashtu edhe numri i konfiskimeve shënuan nivele të paprecedentë gjatë vitit 2021," nënvizohet më tej. Pandemia e koronavirusit pati ndikim të madh mbi tregjet e drogës, pasi udhëtimet ndërkombëtare u prekën ndjeshëm prej masave kufizuese. Por rënia ka qenë e përkohshme, dhe nuk preku tendencën afatgjatë, e sot furnizimi global i kokainës ka kapur sërish majat, sipas OKB-së. Në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të vecantë ka pasur një "rritje të konsiderueshme" të konfiskimeve të kokainës së dërguar me postë, por nga ana tjetër në rritje duket të jetë edhe niveli I përgjimeve nga forcat e rendit dhe reagimi I autoriteteve. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #OKB#Afrika#TopChannelNews