У нас вы можете посмотреть бесплатно A1 Report - Masakra në Pukë, kërkohet burg përjetë për vëllezërit Permarkaj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
PUKE - Dy vjet më parë vranë dy vëllezër dhe plagosën 2 gra dhe një fëmijë në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz, sot Prokuroria e Pukës kërkon dy burgime të përjetshme për vëllezërit Permarkaj, dhe 48 vjet gjithsej për vëllain e tyre të tretë dhe djalin e xhaxhait, të gjithë nën akuzë për masakrën e Qershorit të 20012-ës. ... Dy vite pasi sulmit me armë ndaj furgonit me të cilin kthehej nga festa fetare e Shën Palit, familja Markaj, ku për pasojë mbetën të vrarë 2 pjesëtarë të kësaj familjeje dhe u plagosën 3 të tjerë, Prokuoria e Pukës kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët kryesor të krimit dhe respektivisht 25 dhe 23 vjet burg për dy bashkëpuntorët e tjerë në krim. Sipas njoftimit të prokurorisë së Përgjithshme u kërkua në pretencë burg përjetë për dy vëllezërit Anton dhe Sokol Permarkaj, 23 vite burg për vëllanë e tretë Bardhok dhe 25 vite burg për djalin e xhahxait të tyre Fran Permakaj. Ngjarja ka ndodhur në 29 Qershor të vitit 2012 në fshatin Qelëz të Pukës. Si pasojë e shtënave me automatik ndaj furgonit të fisit Markaj, mbetën të vrarë Paulin Markaj që drejtonte furgonin dhe i vëllai Hila, si dhe u plagosën Tone Marku, bashkëshortja e Paulinit, Angjelina bashkëshortja e Hilës dhe Alfons Markaj nipi i Paulinit. Në furgon ndodheshin edhe 3 pjesëtarë të tjerë të familjes Markaj por që fatmirësisht nuk janë goditur nga breshëria e armëve. Motivi i ngjarjes së rëndë që shënoi 2 të vrarë dhe 3 të plagosur vinte nga një konflikt për për shfrytëzimin e një kullote mes dy familjeve Markaj dhe Permakaj, fqinjë mes tyre. Aktualisht në qeli ndodhen Fran dhe Bardhok Permakaj, ndërsa dy autorët kryesor Anton dhe Sokol Permarkaj janë të shpallur në kërkim.