У нас вы можете посмотреть бесплатно Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur sot, 9 shkurt, seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”. Mbrojtja ka nisur me parashtrimin e fakteve për të kundërshtuar akuzën e Prokurorisë së Posaçme, gjë që e konfirmoi edhe Jamarbër Malltezi në prononcim për gazetarët. “Kemi edhe 25 faqe materiale për seancën tjetër…”, bëri me dije ai. Malltezi e cilësoi procesin si një “përndjekje politike” dhe jo si ndjekje penale, duke pretenduar shkelje të konventave ndërkombëtare. Ai ngriti akuza ndaj prokurores Enkeleda Millonai, duke theksuar se ajo është emëruar nga Taulant Balla, i cili, po sipas Malltezit, ka kallëzuar çështjen në emër të Partisë Socialiste. Në sallën e gjyqit, ka përmendur po ashtu prokurorin Arben Kraja, duke deklaruar se ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit, dhe sipas tij, për këtë arsye nuk mund të jetë objektiv në këtë proces. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, gjykata ia ka ndaluar Malltezit të përdorë terma që nuk lidhen me objektin e gjykimit. Më herët, GJKKO e kishte ndaluar atë t’u drejtohej prokurorëve të SPAK si “prokurorë politikë”. “Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj tani? Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë”, mësohet se ka thënë Malltezi në sallën e gjyqit. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan