У нас вы можете посмотреть бесплатно SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Këlliçi: Aferat u vërtetuan dhe ende gjen forcën të... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj nga SPAK, i cili ka kërkuar edhe arrestimin e saj. Deklarata e saj erdhi gjatë ceremonisë së prezantimit të Enea Karakaçit në krye të ministrisë që ajo drejtonte. Balluku vlerësoi punët e ministrisë së Infrastrukturës, duke u shprehur se është krenare për “veprat e lëna në Shqipëri”, ndërkohë që në javët e fundit një sërë rrugësh dhe aksesh kryesore u shembën duke krijuar vështirësi dhe problematika të theksuara për mijëra qytetarë. Një prej akseve më të prekura ishte rruga Librazhd-Prrenjas, shembja e së cilës bllokoi për më shumë se 1 javë qarkullimin e automjeteve me juglindjen e vendit, ndërsa edhe sot nuk ndodhet në gjendjen më optimale për qarkullim. Pas deklaratës së ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila më herët foli për herë të parë për akuzat e SPAK teksa dorëzonte detyrën te ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, reagime kanë ardhur edhe nga opozita. I ftuar në studion e News24, deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi kritikoi deklaratat e Ballukut, duke thënë se zyrtarët e qeverisë përpiqen të justifikojnë veten edhe kur, sipas tij, aferat korruptive janë bërë publike. “Sot pamë edhe një herë që këta nuk janë socialistë, por specialistë. Edhe kur janë vërtetuar aferat korruptive, prapë këta specialistë e gjejnë forcën të gënjejnë publikisht në këtë mënyrë dhe në këtë nivel”, u shpreh Këlliçi. Sipas deputetit demokrat, në vend që të merrte përgjegjësi morale dhe ligjore, Balluku zgjodhi të mbajë qëndrime publike për ligjin dhe shtetin, gjë që ai e cilësoi të papranueshme. Subscribe në kanalin "News24 Albania" për më shumë lajme: / news24albania 📌 Website: https://www.balkanweb.com/ 📌 News24 Facebook: / news24alb Instagram: / news24al TikTok: / news24.al X: https://x.com/news24al 📌 Balkanweb Facebook: / balkanwebcom Instagram: / balkanweb_official TikTok: / balkanweb.official X: / balkanwebcom #news24 #opinionipasdites #news24live #opinion #pasdite #emisionipasdites #studiolive #aktualitet #analize #debat #interviste #lajme #lajmeshqip #mediashqiptare #politikeshqiptare #opinionpublik #transparence #ceshtjeaktuale #zhvillime #shqiperi #diskutim #panel #analizepolitike #sociale #ekonomi #kulture #raportim #live #ngjarjekryesore