У нас вы можете посмотреть бесплатно SHKA KOHA Dinoshë në Rijeka 20.09.2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Producent: Samir Beqaj 20.09.2025 Shoqëria Kulturore-Artistike “Koha” Dinoshë pati nderin të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës “Porto Etna” në Rijeka, Kroaci. Ky festival na dha mundësinë të përfaqësojmë me krenari kulturën dhe trashëgiminë tonë para publikut ndërkombëtar. Në kuadër të festivalit morëm pjesë edhe në simpoziumin shkencor kushtuar xhubletës, ku patëm kënaqësinë të prezantojmë një xhubletë origjinale, si një nga vlerat më të çmuara të trashëgimisë sonë kombëtare. Xhubletën, në emër të SHKA “Koha”, e prezantoi Ali Beqiraj, anëtari më i vjetër i shoqërisë sonë, duke dhënë një peshë të veçantë këtij momenti. Në simpozium kryetari i shoqatës Sulejman Beqaj dhuroi disa pjesemarrësve publikim "Xhubleta, dëshmi e lashtësisë" të siguruara nga Komuna e Tuzit - Opština Tuzi të cilën e falënderojmë. Gjithastu anëtari më i ri i grupit Visar Beqaj u prezentua me një këngë. Në këtë simpozium morën pjesë personalitete të shquara, ndër ta Ambasadorja e Shqipërisë në Kroaci, znj. Donika Hoxha, dhe Ambasadori i Kosovës, z. Martin Berishaj, i cili mbajti edhe një fjalë shkencore mbi rëndësinë dhe vlerat e xhubletës. Një falënderim i posaçëm shkon për z.Martin Berishaj, për ndërmjetësimin dhe mikpritjen e tij të ngrohtë, që bënë të mundur pjesëmarrjen tonë sa më dinjitoze. Gjithashtu, shprehim falënderim të veçantë për znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, ish-deputete ne Parlamentin e R.së Kroacisë dhe këshilltare në Qeveri, për mikpritjen. Po ashtu, një mirënjohje e veçantë shkon për Bashkësinë Shqiptare të Prefekturës Bregdetaro-Malore të Kroacisë, për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë. Me respekt, SHKA “Koha” Dinoshë