У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Tarifat, protesta kundër Trumpit në SHBA dhe Europë: Italia kundër riarmatimit! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pas tronditjes së parë nga vendimet e Donald Trumpit, tani vjen reagimi. Mijëra vetë kanë dalë në rrugë të protestojnë në SHBA dhe Europë kundër tarifave të Trump, kundër këshilltarit të tij Elon Musk, si dhe kundër masave të ashpra kundër emigrantëve dhe pushimeve masive nga puna. Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekzekutivë dhe e mbajti botën pezull me një ritëm marramendës. Shumë qytetarë dhe deputetë të Demokratëve dukeshin të tronditur prej javësh. Për një kohë të gjatë nuk kishte protesta. Tani qytetarët në SHBA po reagojnë, rezistenca publike po rritet ngadalë, duke përfshirë edhe demokratët. Vetëm në kryeqytetin amerikan, turma gjigande njerëzish u mblodhën rreth Monumentit të Uashingtonit pranë Shtëpisë së Bardhë. Protesta të mëdha pati edhe në mjaft qytete të tjera - për shembull në Nju Jork, Los Anxhelos, Atlanta, Boston, Detroit dhe Çikago. Në Uashington, demonstruesit mbanin postera me mbishkrime si "Larg duart nga demokracia" ose "Ndal grushtin e shtetit", duke kërkuar, ndër të tjera, të mbrohet Kushtetuta, të largohet Trump nga detyra dhe të mos preket sistemi social. … Lisa Delance, protestuese Ne po konsumohemi nga oligarkët që nuk duan t`ia dijnë se cfarë ndodh me botën, që nuk duan t`ia dijnë për njerëzit e thjeshtë. E vetmja gjë që u intereson është lakmia e tyre dhe paratë. E kjo gjë duhet të marrë fund. Një system i tillë duhet rrëzuar. … Lucas, protestues Kam jetuar edhe më parë në SHBA, por tani mund të them se shkuan larg, tani e tepruan. Presidenti aktual dhe Elon Musk, i cili në fakt, nuk është zgjedhur nga populli, janë duke shkatërruar një vend të madh. Është një cmenduri kjo që po ndodh, dhe njerëzit duhet të reagojnë dhe ta rrëzojnë Trumpin. Organizata të ndryshme amerikane kishin bërë thirrje së bashku për një ditë aksioni mbarëkombëtar me më shumë se 1300 aksione proteste në të gjitha shtetet federale - nën moton "Hands off". Me të njëjtin slogan u organizan dhe protestat në Europë. Në Berlin, njerëzit u mblodhën përpara një shoëroom-i të Teslës me pankarta në duar ku i bënin thirrje amerikanëve të cilët jetojnë në Gjermani që të ngrihen masivisht në protesta dhe t`i ujapin fund kaosit në vendlindjen e tyre. …Sabine Heurs, mësuese Pra, Tesla dhe Elon Musku-shumë probleme bashkë. Ajo që Musku po bën me mbështetjen e partive të krahut të djathtë apo edhe parti të ngjashme me nazistët është praktikisht një sulm ndaj demokracisë. Ky është një problem. Dhe pastaj, sigurisht, ka probleme masive mjedisore që Elon Musk po krijon me Teslën. Prandaj jam këtu. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Protesta#Trump