У нас вы можете посмотреть бесплатно Tre viktima ne aksidente rrugore ne 24 ore |Lajme-News или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tre persona kanë humbur jetën në tre aksidente të ndryshme brenda 24 orëve në vendin tonë. Aksidenti më i fundit ishte ai i ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Hamallaj të Durrësit ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë ka ndërruar jetë shtetase me inicialet E. H., e cila ishte pasagjere në një prej mjeteve të përfshira në aksident. Ndërkohë që me mbërritjen në vendin e ngjarjes policia bëri ndalimin e dy shoferëve, ndërsa bën të ditur se po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Tapizë të Fushë Krujës, kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i njërit mjet, i identifikuar si Qemal Shabani rreth 60 vjeç. Gjithashtu u plagos një 29-vjeçar që drejtonte makinën tjetër si dhe një 39-vjeçare që udhëtonte si pasagjere bashkë me të. Ata u dërguan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Më herët gjatë mbrëmjes së djeshme një 85-vjeçar humbi jetën në një tjetër aksident të ndodhur në një rrugë dytësore që lidh aksin Lushnje-Fier me Divjakën. I moshuari udhëtonte me një biçikletë ndërsa u godit nga një motor që drejtohej nga një 50 vjeçar. I gjithë 2021 ka sjellë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në rrugë të cilat janë shoqëruar edhe me një numë të lartë viktimash. Në total në 6 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 671 aksidente rrugore ndërsa kanë humbur jetën 105 persona. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/