У нас вы можете посмотреть бесплатно Mësojmë Kinezisht - Emisioni 2 - Muri i Madh Kinez или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Radhën e kaluar iu treguam për kryeqytetin e Kinës Pekinin, ose siç quhet në kinezisht Beixhin. Ndërsa sot do të flasim për një nga trashëgimitë më të famshme kulturore në botë, Murin e Madh. Muri i Madh, në kinezisht Changcheng , i cili quhet ndryshe edhe “Muri 10 mijë li ( 5000 km)”, është fortifikatë mbrojtëse ushtarake e Kinës antike, është një sistem i plotë mbrojtës i përbërë nga muret rrethuese, kullat e vrojtimit, rrugë kalimet, platformat e pishtarëve dhe një sërë objektesh të tjerë fortifikues. Changcheng përbëhet nga dy hieroglife, Chang – I gjatë, dhe Cheng- ka kuptim e qytetit ose Murit të fortifikuar. Termi Muri i Gjatë shfaqet për here të pare në “Kronikën Historike” të Simaqian (viti 145 para erës së re). Emërtimin Changcheng-pra muri i madh e ka marrë gjatë periudhës së së Vendeve ndërluftuse Pranverë-Vjeshtë (viti 770-221 para erës së re), megjithëse gjatë histories së ndërtimit të tij ,ai ka pasur emërtime të ndryshme nga dinasti të caktuara që kanë përfunduar pjesë të tij. (Një letër me hieroglifet Changcheng) Në fakt ka një ngjashmëri me murret rrethues përrreth qyteteve në vendet Europiane, përfshirë edhe ato në vendin tone. Edhe në Kinë këto murre të fortifikuar rrethonin qytetet tradicionale, dhe më vonë për rasyet që thamë më sipër u shtrinë edhe përreth shteteve të ndryshme kur Kina nuk ishte një vend i unifikuar. Pas bashkimit të Kinës në shekullin e 3-të para Krishtit, Dinastia Qin për tu mbrojtur nga sulmet drejt jugut të fiseve nomade të veriut të njohura si Xiongnu, lidhi së bashku muret rrethues mbrojtës të ndërtuar nga shtetet feudale Yan, Zhao dhe Qin gjatë periudhës së Shteteve ndërluftuese, i përforcoi me mjete të tjera mbrojtëse, e zgjati edhe më shumë duke ndërtuar Murin e Madh prej më shumë se 5 mijë km, i cili fillon nga Litao në perëndim ( Sot qarku Minxian, Provinca Gansu) , deri në Liaodong në lindje ( Sot Provinca Liaoning). Edhe gjatë dinastive të mëvonshme, si dinastitë Han Lindje dhe Han Perëndim, dinastia Veriore dhe dinastia Sui, ndërtuan mure mbrojtës në gjithë brezin që kufizohej me fiset nomade të veriut. Dinastia Ming ishte dinastia e fundit që u angazhua në ndërtimin e Murit të Madh, duke kryer mbi 18 ndërhyrje gjatë viteve të mbretërimit të perandorëve Hongwu dhe Wanli. Muri i Madh që njerëzit shohin sot i përket dinastisë Ming dhe shtrihet nga Jiayuguan në perëndim deri në Shanhaiguan në lindje. Ai ka një gjatësi prej 8851.8 km. Muri i Madh simbolizon veprën më të madhe ushtarake për qëllime mbrojtjeje të ndërtuar në Kinën antike. Ndiqni “Ejani Tiranë” dhe “Radio Ejani” Ndiqni kanalin “Ejani Tiranë” në YouTube: https://bit.ly/3CJultB Ndiqni “Radio Ejani” në Facebook: https://bit.ly/3AAPF3P Ndiqni “Radio Ejani” në Twitter: https://bit.ly/2W9VNB4 Shkarkoni aplikacionin “Ejani” në App Store: https://apple.co/2XDhmKC dhe Play Store: https://bit.ly/3CEdMPx Për më shumë klikoni në uebsajtin tonë: http://albanian.cri.cn/ #mesojmekinezisht #shqiperi #shqiperia #kine #kina #tirane #gjuhakineze #murimadhkinez #kinezisht #iljazspahiu #jeridasakaj #ejanitirane #radioejani #albaniancricn