У нас вы можете посмотреть бесплатно Saranda - Saranda Jonë e Bukur - Eli Rizo или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Saranda Saranda - Saranda Jonë e Bukur - Eli Rizo Facebook / sarandaweb.net Website http://sarandaweb.net Saranda Web - Saranda Albania , Saranda Shqiperi Saranda – Qyteti i Sarandes shtrihet në jug të vendit. SARANDA – Qyteti i Sarandes ndodhet 262 km larg nga Tirana, 124 km nga Vlora dhe 52 km nga Gjirokastra. 1. Një përshkrim i shkurtër Nuk ndodh shpesh që të gjesh në të njëjtin vend site arkeologjike shumë të lashta… Të rrethuara nga një det shumë i bukur, ku banojnë njerëz mikpritës në një klimë të jashtëzakonshme. Kjo është Saranda, që shtrihet buzë Detit Jon, ku Virgjili rrëfen për zbarkimin e Eneas. Një vend magjepsës plot histori dhe legjenda. Falë klimës së saj të butë, ia vlen të vizitohet qyteti i Sarandes dhe Shqipëria e Jugut. Hotelet mund të prenotohen në çdo periudhë të vitit. Periudha shumë të këshillueshme janë pranvera dhe vjeshta, për ata që duan të bëjnë ekskursione. Ndërsa për ata që duan detin, periudha ideale është nga fundi i majit deri në fund të shtatorit. 2. SARANDA – Pozita Gjeografike Qyteti i Sarandes shtrihet në pjesën jugperëndimore të vendit. Ndodhet 262 km larg nga kryeqyteti i vendit, Tirana, 124 km nga Vlora dhe 52 km nga Gjirokastra. Ajo kufizohet me Delvinën, Vlorën dhe Gjirokastrën dhe lidhet me Greqinë. 3. Si të mbërrini Nëpërmjet ajrit: Nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë 262 km. Nga aeroporti i Korfuzit me target dhe më tej me rrugë detare drejt Sarandës, 30 min. Nëpërmjet detit: Nga Shqipëria nëpërmjet porteve të Durrësit dhe të Vlorës, si dhe nga Greqia nëpërmjet porteve të Korfuzit, Igumenicës. Nëpërmjet rrugës: Nëse vini nga veriu, verilindja, porti i Durrësit dhe gjithë Shqipëria qendrore… Pasi keni mbërritur në Fier, ekzistojnë dy mundësi që nëpërmjet rrugëve automobilistike kombëtare të shkohet në Sarandë: a. Nëpërmjet Levan, Tepelenës, Ura e Kardhiqit, Tuneli i Skërficës. b. Nëpërmjet Vlorës, qafës së Llogarasë, e më tej përgjatë Bregdetit të Jonit (Dhërmi, Vuno, Himarë, Borsh, Lukovë). Nëse vini nga Greqia në rrugë tokësore mund të zgjidhni për të kaluar nga pikat kufitare të Kakavijës… Tri Urave (afër Përmetit) ose Qafë Botës (në skajin jugor të vendit afër Konispolit). Nëse vini nga Shqipëria lindore, Maqedonia ose Greqia veriore (pika kufitare e Kapshticës)… Atëherë mund të kaloni nga Elbasani dhe Rrogozhina… Duke ndjekur më pas njërin nga 2 degëzimet që fillojnë në Fier… Ose të kaloni nga Korça, Erseka, Leskoviku, Përmeti, gryka e Këlcyrës… Uji i Ftohtë i Tepelenës, Gjirokastra dhe Qafa e Muzinës. Plazhe ne Sarande – Guidë ku mund të kaloni pushimet. Plazhe ne Sarande – Në këtë publikim po sjellim plazhet në zonën e Sarandës, Ksamilit dhe Lukovës…. Ku mund të kaloni pushimet gjatë qëndrimit tuaj. Preferojmë që listimin ta bejmë nga afërsia me Sarandën. Gjithashtu në këtë publikim po i sjellim këto plazhe edhe me vendndodhje në google map Plazhi publik i Centralit ndodhet buzë Shëtitores së Sarandës. Megjithëse nuk mund të konsiderohet plazh 100 % i pastër, ky plazh ka avantazh. Këtu nuk ju nevojitet të shpenzoni për transportin. Gjithashtu në këtë plazh gjatë viteve të fundit ka funksionuar edhe shërbimi i Lifeguard, rojeve të bregdetit. Vendndodhja https://goo.gl/lW9Uy1 Plazhi i Manastirit Playhi i Manastirit ndodhet në kilometrin e 6-të të rrugës nacionale Sarandë – Butrint. Plazhi ndodhet në gji ranor me ujë të kristaltë VENDNDODHJA https://goo.gl/bPcFJl Plazhi Pasqyra Ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint, rreth 1 kilometër nga rruga. VENDNDODHJA https://goo.gl/RNAjy3 Plazhi Pulëbardha Plazhi Pulëbardha ndodhet gati 10 km larg nga Saranda përgjatë rrugës për në Butrint shumë afër Ksamilit. Ky plazh i vogël, i veçuar, i virgjër dhe shumë piktoresk është në fundin e një kodrine… Vendndodhja https://goo.gl/ShXWPT PLAZHE NE SARANDE – Plazhet e Ksamilit Plazhet e Ksamilit janë shumë të pëlqyer për pastërtinë e ujrave të tyre… Rërën e imët dhe pamjet piktoreske që ofrojnë. Vendndodhja https://goo.gl/enFM2U Plazhi i Krorezës Plazhi Krorëz. Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës. Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë. Vendndodhja https://goo.gl/F5NMdX Plazhi i Shpellës Lukovë Ndodhet rreth 20 kilometër në rrugën Sarandë – Vlorë. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante e bëjnë këtë plazh … Një ndër pikat më të vizituara ndër plazhet e Bregut. Vendndodhja https://goo.gl/SMkPhc PLAZHI I BUNECIT – BUNECI BEACH Website sarandaweb.net Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb