У нас вы можете посмотреть бесплатно Protesta e PS rëndon trafikun në Tiranë, kaos në disa akse rrugore-(4 Maj 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2010 Duket se panorama e trafikut të kryeqyteti ende nuk po pëson ndryshme. Tashmë bllokimi i akseve të reja rrugore sa vjen dhe shtohet. Janë dashur 4 ditë nga protesta e PS që në rrugët publike të kryeqytetit të dëgjohen vetëm boritë e automjeteve dhe irritimi i drejtuesve të tyre. Të detyruar të devijojnë lëvizjet e tyre jashtë qendrës dhe bulevardit kryesor drejtuesit e automjeteve janë përballur në rrugë të bllokuara në çdo cep të Tiranës. Qytetari 1: “Po bën nja 3 ditë që është kështu.” Qytetari 2: “Trafik ka boll sa të duash. Na shqetëson si nuk na shqetëson.” Qytetarja 1: “Është shumë problem sepse jemi në marrëdhënie pune e para punës dhe ndërpritet çdo gjë domethënë, është një minus për neve.” Qytetari 3: “Problem kemi po, shumë e vështirë.” Qytetari 4: “Trafiku sidomos tani është shumë problem, rruga është shumë e zënë e bllokuar.” Qytetari 5: “Po bën 1 javë jashtë mase.” Kreu i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj iu drejtua me një tjetër shkresë zyrtare kryebashkiakut Rama dhe deputetit të PS Besnik Bare lidhur me shqetësimin dhe përkeqësimin e situatës së trafikut në Tiranë. Por kreu i selisë rozë ende nuk ka kthyer një përgjigje lidhur me bllokimin e rrugëve publike të kryeqytetit. Duket se lëvizja me makinë në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm, për çdo qytetar të cilët çdo ditë janë të detyruar të devijojnë itinerarin e tyre të punës. Por edhe për sa kohë do të zgjasë kjo gjendje katastrofike?/tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/