У нас вы можете посмотреть бесплатно Reagimet pas arrestimit të Fatmir Limaj - Vizion Plus - News - Lajme или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru
Krerët e PDK-së kanë reaguar kundër vendimit për paraburgim të Fatmir Limajt dhe 3 ish-luftetareve te UCK-së, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqit. në rastin "Kleçka". Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli thanë se askush tjetër s'ka të drejtë të arrestojë çlirimtarët. Ndaj këtyre deklaratave reagoi shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, duke kërkuar të mos ndërhyhet në procese gjyqësore. Pakënaqësinë e tij Thaçi e ka shfaqur gjatë një fjalimi në përvjetorin e FSK-së, ku ka thënë se arrestimi është kryer prapa shpinës së institucioneve të Kosovës. Sipas tij, EULEX-i e askush tjetër nuk ka të drejtë t'i arrestojë çlirimtarët e UÇK-së. "Kjo është fyerja më e rëndë në këto ditë feste", ka thënë Thaçi. Krasniqi ka qenë edhe më i ashpër duke e quajtur të padrejtë dhe të motivuar politikisht. "Me arrestimin e deputetit të Kuvendit dhe nënkryetarit të PDK-së është masakruar drejtësia", ka thënë ai. Një reagim ka ardhur edhe nga anëtari më i ri i PDK-së, Kadri Veseli. "Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, z. Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve tjerë, është një veprim që nuk ndihmon proceset politike dhe demokratike në Kosovë, lëndon ndjenjat e popullit tonë në akuzat njollosëse kundër luftëtarëve të lirisë dhe luftës sonë të drejtë çlirimtare", ka thënë Veseli. Këto deklarata të politikanëve kosovarë nuk i kanë pëlqyer Përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Kosovë. Samuel Zbogar përmes një komunikate për media ka kërkuar të mos komentohen proceset gjyqësore. "Parim themelor i çdo shoqërie moderne, demokratike është mosndërhyrja në proces gjyqësor. Gjykatësit veprojnë në mënyrë të pavarur, prokurorët veprojnë në mënyrë autonome dhe të akuzuarit janë të pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia e tyre", thuhet në reagimin e Zbogar. Zyrtari i larte slloven ka mohuar të ketë pasur motive politike për vendimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it. Ndërsa u ka kujtuar autoriteteve kosovare se sundimi i rendit dhe ligjit mbetet obligimi kryesor që kanë për në BE.