У нас вы можете посмотреть бесплатно Pa Gjurme-Shoku biznesmen i merr gruan, 45-vjeçari kërkon përballje (13.07.2023) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#pagjurme #odetadume #reporttv Ishte viti 2015 kur Nue dhe Silvana Hoxha, të ardhur të dy nga martesa të dështuara në jetët e tyre, njihen rastësisht me njeri-tjetrin përmes rrjeteve sociale. Bisedat e shpeshta në facebook pas disa muajsh u konkretizuan në takimin e tyre të parë në Kosovë, e kështu vendosën të bashkëjetonin në qytetin e Prizrenit, deri në vitin 2018 kur Nue lë vendlindjen dhe zhvendoset bashkë me Silvanën në qytetin e Durrësit. Marrëdhënia mes tyre ishte shumë e mirë, saqë në vitin 2020 vendosën që të celebrojnë dashurinë e tyre. Dashuri, e cila shpeshherë mbushej nga xhelozia dhe frika për humbjen e njeri-tjetrit. Nuk do të zgjaste shumë dhe frika e tyre më e madhe u bë realitet, kur në jetën e tyre futet shoku i Nues, Viktori… Gjithçka nisi në fund të vitit 2022 kur Nue u detyrua të shkonte në vendlindje për disa dokumente dhe kur u kthye në Durrës mësoi nga vetë shoku i tij, se çuditërisht Silvana e kishte telefonuar atë për t’i kërkuar ndihmë… I shokuar Nue shkon në banesë për t’u sqaruar me gruan e tij, por e gjitha përfundoi në një zënkë të madhe, pas së cilës filloi edhe ftohja mes çiftit. Asgjë nuk ishte si më parë. Dyshimet për tradhëtinë e gruas me shokun e tij, Nues ia shtoi edhe djali, i cili shpeshherë e ka parë Silvanën nën shoqërinë e Viktorit në qytetin e Durrësit. Veprime të tjera të dyshimta bënë që Nuja të largohej drejt vendlindjes bashkë me djalin 12 vjeç që ka nga martesa e parë ndërsa sot, pas shumë e shumë ditësh mungesë komunikimi, vjen në “Pa Gjurmë” për t’i dhënë LIVE një mesazh të fortë bashkëshortes së tij… Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv