У нас вы можете посмотреть бесплатно Pezullimi i vizave me SHBA/ Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e vizave për 75-vende, mes të cilave përfshihet edhe Shqipëria. Kryedemokrati u shpreh se përgjigjen më të saktë për këtë gjë, e dha ambasada amerikane në reagimin e saj ditën e djeshme. “Mendoj se përgjigjen kësaj pyetje ia dha qartësisht ambasada e SHBA. Dhe unë nuk mund të shtoj as të heq ndonjë gjë nga shpjegimi i djeshëm i ambasadës”, deklaroi Berisha. Sipas Ambasadës Amerikane, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për ta gjatë kësaj periudhe pezullimi. Ambasada Amerikane i ka dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve në lidhje me këtë vendim, duke sqaruar se ky pezullim do të zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese dhe jo ato turistike. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #lajme #RTSH #news