У нас вы можете посмотреть бесплатно Investigimi i BOOM: Ja se si vidhen artistët në Shqipëri. asnjë lekë për të drejtën e autorit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#rtvora Emisioni "BOOM" në RTV Ora ka kryer një investigim lidhur me funksionimin e ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri. Për një kohë të gjatë gazetarja e "BOOM" ka monitoruar aktivitetin e 4 agjencive të administrimit kolektiv, të cilat janë organizata jofitimprurëse, objekt i veprimtarisë të së cilave është mbledhja e të ardhurave nga përdorimi i veprave me qëllim shpërndarjen e tyre tek artistët. Vetë artistët janë në dijeni të këtyre agjencive por thonë se nuk kanë marrë asnjë lek mbrapsht për përdorimin e veprave të tyre. Në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin: -Agjencia ALBAUTOR, e cila mbledh të ardhura për përdorimin e veprave në fushën e muzikës dhe audiovizualit . -Agjencia “AKDIE”, e cila përfaqëson të drejtave të artistëve interpretues dhe/ose ekzekutues. -“FMAA” e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorëve, krijues dhe bashkëkrijues të veprave audiovizuale – në regji e skenar. rtan Imami: Kemi disa muaj që jo vetëm unë, por të gjithë këta njerëz që mund t`i shikoni emrat në peticionin drejtuar Ministrisë së Kulturës kemi kërkuar që të marrim informacionin se çfarë bëhet me mbledhjen e parave për veprat e përdorura, kryesisht me të drejtat e interpretuesve të të gjitha fushave dhe nuk e kemi marrë një përgjigje të tillë. Këtë peticion ja kam dorëzuar Ministrisë së Kulturës në momentin që ishte hapur gara në lidhje me licencat e reja, për agjenci të cilat kanë të vetmet të drejtën për të mbledhur dhe shpërndarë paratë për veprat e përdorura. Ka marrë pjesë në garë në lidhje me këtë licencë një agjenci AKDIE e cila ka operuar 10 vjet në treg, e cila në vazhdimësi nga Zyra e të Drejtës së Autorit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, tashmë dhe nga Prokuroria ka evidentuar që ka abuzuar, ka shpërorim detyre, pasurim pa shkak të të tretëve, vjedhje. Veprat që përdoren më tepër në tregun artistik, nga të cilat vilen dhe të ardhurat më të mëdha janë muzika, që përdoret nëpër bare restorante etj. AKDIE ka marrë para gjithmonë për këta interpretues dhe nuk ka shpërndarë. AKDIE në vend që të ishte në bankën e të akuzuarve në gjykatë penale, merr sërish licencën dhe përsëri bën të njëjtat shkelje. Vendosëm t`i drejtohemi Prokurorisë e cila pas një hetimi arriti në konkluzionin që janë kushtet për të filluar procedimin penal. Pra ka filluar procedimi penal.Mjafton të pyesësh tërë këta emra (është fjala për listën e peticionit) ke marrë ndonjëherë para për shfrytëzimin e veprës tënde, sepse dihet botërisht që janë mbledhur para dhe përgjigjja e tyre është jo.Atëherë ku kanë vajtur këto para? Në të njëjtën situatë gjenden edhe këngëtarët. Gazetarja: Ju e dini cila agjenci e administrimit kolektiv ju përfaqëson ju dhe të drejtat tuaja në treg? Manjola Nallbani: Kur kam marrë vesh emrin e agjencisë dhe personit që e drejtonte, më është dukur emri më i panjohur në botë. Absolutisht mendoj që është bërë një abuzim shumë i madh.Edhe në rastin kur unë nuk jam interesuar vetë për të ditur se ku duhet të përfshihem unë apo nga kush agjenci unë përfitoj para prej veprës apo punës sime, jam e bindur që gjatë gjithë transmetimeve të këngës sime, këto para dikujt i kanë shkuar. Unë kam marrë vesh që ka njerëz që përfitojnë nga kjo gjë, por unë kurrë. Nuk mund të ndodhi sikur në një ditë të gjithë këtyre viteve që ka funksionuar kjo agjenci të mos kem qenë në transmetim.Dhe që nga ky moment unë duhet të njoftohesha dhe të thuhej që Manjola kjo është pjesa e punës tënde. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/investi... Follow RTV Ora Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz