У нас вы можете посмотреть бесплатно Kërkoj -Vaso Papaj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kërkoj Kërkoj qiellin me balona Dhe aromën e zambakëve. Përmbi degët me limona Dua këngën e trumcakëve. Kërkoj shkak, per t’u harlisur Fije bari, një akord. Në minor për ta ujdisur, Për të thënë: të dua fort. E në çaste dëshpërimi, Kërkoj ty dhe buzën tënde. N’sytë e tu më qesh agimi, Që ma sjell gjithnjë me ëndje. Larg sëmundjes nëpër bare, Larg mëdyshjes për bixhoz. Kjo shëmtira aq tinzare Duket, kot me mua loz. Se s’fiton sëmundja e vjetër, Nuk më mund jo, jo mërzia. Kurrë nuk shkoj n’ato kotecër, Ku përgjumet kotësia. Kërkoj sytë e atij që niset, Të atij që vetëm ndahet. Të atij që kur gremiset, Nuk e ka zakon të qahet. Dua sheshe urtësie, Ndaj kërkoj njerëz me vlera. Një thërrime lumturie, Dhimbjen ma largon përhera. E në çaste hidhërimi Të kam ty dhe buzën tënde. N’sytë e tu fle pambarimi, Ma ke dhënë gjithnjë me ëndje.