У нас вы можете посмотреть бесплатно Momentet që tronditën Arbër Hajdarin në Bulqizë – një histori që të thyen zemrën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Nga errësira në dritë ❤️🫶 Dje vizituam familjen Kamberi në fshatin e largët Tërnovë e Vogël, në Bulqizë. Është një histori që të rëndon në shpirt… Dy djemtë e kësaj familjeje, vetëm 38 dhe 36 vjeç, nuk jetojnë më. Një dhimbje që nuk përshkruhet lehtë me fjalë. E trishtë ishte të dëgjoje nënë Kumrijen… një nënë me një plagë të madhe në zemër, që nuk mbyllet kurrë. Humbja e dy djemve e ka lënë në një heshtje të rëndë, ku çdo fjalë mbart dhimbje. Familjen e gjetëm në kushte shumë të vështira ekonomike, të izoluar nga gjithçka. Në atë banesë të vjetër, varfëria dukej sikur ishte bërë pjesë e jetës së tyre, një realitet i përditshëm që rëndonte mbi çdo ditë që kalonte. Por dje arritëm të sjellim një rreze shprese. Në bashkëpunim me shoqatën “Dardanët e Londrës”, bëmë të mundur blerjen e një shtëpie të re në Bulqizë dhe i zhvendosëm menjëherë. Mes dhimbjes së madhe, pati edhe lot gëzimi… sepse sot, dy fëmijët e mbetur jetimë kanë një mundësi për një jetë më të mirë. Do të jetojnë më afër shkollës, spitalit dhe një jete më dinjitoze. Ndonjëherë, nuk mund të shërosh plagët… por mund të lehtësosh pak dhimbjen. Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit. Gëzuar Bajramin të gjithëve ❤️🙌