У нас вы можете посмотреть бесплатно Bujtina Kael – Nga një shtëpi familjare, në një oaz unik që po magjeps turistët! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Librazhdi po përjeton një transformim të shpejt falë investimeve në infrastrukturë, të cilat kanë nxitur zhvillimin e turizmit malor dhe të bizneseve vendase. Disa vite më parë, kjo zonë ishte më pak e njohur si destinacion turistik, por sot, falë projekteve të reja të bashkisë dhe investimeve private, Librazhdi po bëhet një pikë referimi për turistët e huaj dhe vendas. Rikonstruksioni i rrugëve, përmirësimi i shërbimeve dhe atraksionet natyrore kanë dhënë një shtysë të re për bizneset lokale, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë reportazh, do të vizitojmë fshatin Dorëz, një nga destinacionet më të bukura të Librazhdit, ku ndodhet Bujtina Kael – një histori suksesi në turizmin malor. Falë punës dhe përkushtimit të Klodianit dhe Erandës, kjo bujtinë u shndërrua nga një shtëpi e zakonshme familjare në një nga atraksionet më të njohura të zonës, duke e kthyer Dorëzin në një nga destinacionet më të vizituara në Librazhd. Bujtina Kael është e vendosur në fshatin Dorëz, pranë parkut natyror Shebenik-Jabllanicë. Ajo është një shembull i shkëlqyer se si një investim familjar mund të kthehet në një destinacion të preferuar turistik. Fillimisht, familja Hidri e ktheu shtëpinë e tyre në një bujtinë me vetëm tre dhoma. Por kërkesat e shumta dhe interesi në rritje bënë që ky investim të zgjerohej, duke shtuar edhe dhoma të tjera, të gjitha të arreduara me kujdes dhe stil unik. SINKRON NARRATOR: Ajo që e bën të veçantë këtë bujtinë është kombinimi mes stilit tradicional dhe elementeve moderne të luksit. Çdo dhomë është e pajisur me xhakuzi dhe arredim ekskluziv, duke krijuar një përvojë të ngjashme me resortet elitare. Atmosfera është e ngrohtë dhe mikpritëse, duke ofruar një eksperiencë relaksuese për vizitorët gjatë gjithë vitit. SINKRON NARRATOR: Një tjetër element i rëndësishëm që e bën këtë bujtinë unike është kuzhina tradicionale. Të gjitha produktet janë bio dhe vijnë nga fermerët e zonës. Specialitetet kryesore përfshijnë byrekun tradicional të Dorëzit, mishin e qingjit në hell, mishin e kecit, si dhe gatime të tjera karakteristike. Çdo pjatë është përgatitur me mjeshtëri dhe dashuri, duke ofruar një shije autentike të traditës shqiptare. SINKRON NARRATOR: Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas natyrës dhe eksplorimeve malore, Bujtina Kael ofron edhe shërbime shtesë për vizitorët. Ekskursione në parkun Shebenik-Jabllanicë, shëtitje në natyrë dhe guida për atraksionet turistike janë vetëm disa nga mundësitë që ofron ky vend. Kjo përvojë është një kombinim perfekt mes relaksit dhe aventurës, duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota. SINKRON NARRATOR: Jashtë kamerave, Klodiani – ideatori dhe drejtuesi i këtij projekti – na zbulon planet e ardhshme për zhvillimin e bujtinës. Ai synon ta shndërrojë atë në një kompleks turistik modern, me pishinë dhe një restorant të veçantë, të rrethuar nga një kopsht magjik. Ky projekt ambicioz synon ta bëjë Bujtinën Kael një nga destinacionet më të kërkuara për turizmin malor në Shqipëri. NARRATOR: Eranda, një prej menaxhereve të bujtinës, ka një thirrje të veçantë për emigrantët shqiptarë: të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre. Me zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës, tashmë ekzistojnë mundësi reale për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme në Shqipëri. Sinkron Bujtina Kael mbetet një histori suksesi dhe një ftesë e hapur për të gjithë ata që duan të zbulojnë bukuritë natyrore të kësaj zone dhe të shijojnë një eksperiencë të veçantë turistike. Mos humbisni mundësinë për ta vizituar këtë perlë të fshehur të Librazhdit!