У нас вы можете посмотреть бесплатно Ligji i ri për pronat, a do të përfundojë kalvari i pronave me ligjin e ri? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Çështja e pronave në Shqipëri është bërë një nga problemet më të mëdha që pas rënies së komunizmit. Ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore momenti që i dha një dimension të ri çështjes së pronës. Duke qenë se Shqipëria kaloi menjëherë nga një sistem feudal në një tjetër sistem socialist edhe çështja e pronës do të provonte një transformim të madh. Nëse në vende të tjera, feudalizmi kaloi në sisteme të tjera ku në thelb ishte prona private, socializmi bëri një katapultim ndryshe, pronar u bë shteti dhe jo individi. Pas vitit 90, shpresat e ish-pronarëve të dikurshëm u ndezën se do të mund të merrnin atë që u takonte dhe që e kishin ca me tapi e ca me trashëgimi. Një ligj i emërtuar me numra dhe jo me fjalë, siç u bë në 45-n, kur njohëm reformën agrare, ligji 7501 hyri në fuqi. Pa i hyrë detajeve, që nga ai moment e deri sot, prona në Shqipëri është bërë përveç objekt kryesor i konflikteve, mangësia në ligj është bërë edhe frenuese e investimeve serioze sidomos nga të huajt. Sot, jemi në një moment të ri. Një ligj i ri për pronat është gati dhe që në thelb kërkonte një rregull të ri. Në faqen e fundit të ligjit bie në sy se ligji 7501 shfuqizohet. Për të diskutuar mbi këtë çështje ishte i ftuar në A2 kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi. - - A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë. Web: https://www.a2news.com App: https://www.a2news.com/app Facebook: / a2cnn Instagram: / a2_news Twitter: / a2_news #A2 #A2NEWS A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate