У нас вы можете посмотреть бесплатно Shihemi ne gjyq - Nuk lau dot kredine, nusja e perze nga shtepia e nenes! (31 Janar 2021) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. Sot në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan kanë qenë dy vëllezër të cilët kërkojnë të drejtën e pronësisë së shtëpisë që i ka lënë nëna e tyre trashëgimi. Në vitin 2009 Kasemi ka marrë një kredi në vlerën 5 milion lekë të vjetra, deri në vitin 2016 Kasemi e ka paguar, nga 2016 dhe më pas ai thotë se ka pasur probleme familjare dhe nuk i ka paguar më. Ai nuk ka marrë asnjë njoftim apo kërkesë nga banka për të paguar pjesën tjetër të kredisë dhe në vitin 2019-2020 fillojnë procedurat e ankandit të banesës. Kjo ka shkaktuar shumë debate në familje sepse sapo shtëpia ka dalë në ankand, ka qenë nusja e djalit të Kasemit, Hajria e cila e ka blerë. Ajo dëshiron që ta nxjerrë Kasemin nga shtëpia i cili ka marrë dhe urdhër mbrojtje sepse nusja thotë që është pronare dhe ai duhet të dalë përjashta, ndërkohë që shtëpia është e ’48-ës të Kasemit dhe Safetit . Gjatë 8 viteve martesë me djalin e Kasemit, Hajria nuk ka vendosur asnjë tullë në shtëpi, madje ajo ka qenë e papunë dhe natyrshëm lind pyetja si e ka blerë ajo shtëpinë që kishte dalë në ankand dhe ku i gjeti lekët. “Unë kam 1 letër këtu që do mi përgjigjet banka dhe përmbarimi. Për 1 milion e gjysmë lekë të papaguara nga zoti Kasem Jugu shitet banesa dhe e merr nusja e Gazmentit. Këtu them të drejtën ka habi sepse si ka mundësi që ofertuesi i parë qenkeni vetëm ju, nuk janë njoftuar të 6 fëmijët e Merhemes”, është shprehur Eni Çobani . Nusja e Kasemit nuk ka preferuar të flasë në telefon dhe Eni Çobani tregon se asistentët e saj janë kërcënuar në telefon nga vëllai i Hajries. Ai shpesh herë e kërcënon dhe Kasemin dhe i kërkon të dalë nga shtëpia. Kasemi ka treguar se nga mërzia dhe presioni ka tentuar edhe të vetëvritet. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/