У нас вы можете посмотреть бесплатно MOS U KRRUS RUGOVË......UJI E RRUGA E DUKAIVËS 2013 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
MOS U KRRUS RUGOVË Nga Çun Lajqi Çojeni kryet sokolat e Rugovës Ju ka bacloku degë e rrajë fisi Hije ju kishin dikur tierqit E xhamadanat me spik t'zi Bukur ju rrishin mbi vetulla Shalli i bardhë e plisi! Shoqalanat e mi! Jeni gjama e nama e luftës Nokshiqit, Britmat e mejdanxhijve të Markut Vringllimat e shpatave që këpusnin krena Hingllimat e kuajve që mbytëshin Në ujin e turbullt plot gjak të Limit! Jeni vaji e kanga e Kajë Galës Për Ahmet Kurtin e Rexhep Ibishin Që u dogjën n'Kullën e Moknës Gurin e kufinit tue mbrojt më rrashta Nga kthetrat e çakajve të Mark Milanit Jeni flamuri i kuq n'dorën e Sali Jah Bymbashit! Kopilanat e mi! Jeni Çakorri e Smilovica, Shtedimi e Lici Guri i kuq e Hajla. Gryka e Rugovës Plot Kaçak e xheraqina Jeni Bjeshkët e Nemuna. Aty ku ra kryet e Zhujë Selmanit, Ku rrodhi gjaku i Bul Isufit Kadri Bajrin ku e prenë më jatagana, Aty lëshoni rrajët shtatë pashë n'dhe Lis më rrema rrituni Deri të retë e bardha! Tregoni se jeni bima e Tafil Ahmetit Palca e ashti i Drel Nik Dedit! Mos u krrus Rugovë! T'nemë tagani i Çelë Shabanit T'mallkon flamuri i Sak Faslisë Shoka më lara n'varrët e Demë Isufit Kmisha më gjak e Rexhë Avdisë. Ata më rrashtat e tyne Rugovën e banë kala Arat i mbollën më pika gjaku Fara t'mos ju zhbihet kurrë ma! Miralanat e mi! Jeni bimë që nuk thahet, Lum i bardhë që nuk shtjerrët, Flakë e kuqe që nuk shuhët, Jeni rrajë n'plasën e gurit që s'kalbët. Ujku e xheraçina n'maje t'Hajlës, Rojet e para t'Nokshiqit e t'Previsë, Gjithçka e bukur që e pat Rugova. Jeni gjaku i dlirë i shqiptarisë!. 17.10.2013