У нас вы можете посмотреть бесплатно 7 Menutë më të mira për SYFYR nga Altin Joka или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, shumë besimtarë përpiqen të përjetojnë jo vetëm dimensionin shpirtëror të agjërimit, por edhe atë fizik. Megjithatë, mënyra se si ushqehemi në syfyr dhe iftar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien tonë gjatë gjithë ditës. Shpesh, me qëllimin për të “mbajtur” sa më gjatë energjinë, bëjmë zgjedhje ushqimore që në fakt na lodhin më shumë, rrisin ndjesinë e urisë apo shkaktojnë probleme si fryrje, urth dhe rënie të sheqerit në gjak. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, do të ndalemi tek gabimet më të zakonshme që bëhen në syfyr dhe iftar, si ndikon zgjedhja e ushqimit në nivelin e energjisë gjatë ditës, a është e këshillueshme konsumimi i bukës së bardhë, byrekëve, ëmbëlsirave apo kafesë në syfyr, si dhe sa ujë duhet të pimë realisht para agimit. Gjithashtu, do të flasim për mënyrën e duhur të ndërprerjes së agjërimit: a është e rrezikshme të hamë shumë shpejt pas një dite të gjatë pa ushqim, cilat janë kombinimet që shkaktojnë fryrje dhe lodhje, dhe a është e saktë të fillojmë iftarin me hurma dhe ujë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe shpërndarjes së vakteve dhe ujit nga iftari deri në syfyr, si dhe përfitimeve që sjell agjërimi në organizëm, përfshirë procesin e autofagjisë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Në fund, do të prekim edhe një çështje shumë të rëndësishme: kush nuk duhet të agjërojë dhe në cilat raste është e domosdoshme këshilla mjekësore. Një bisedë e plotë për të kuptuar si ta përjetojmë agjërimin në mënyrë të shëndetshme, të balancuar dhe në harmoni me trupin tonë. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme