У нас вы можете посмотреть бесплатно Festat kombëtare. Kosovarët vijnë në Shqipëri, shqiptarët udhëtojnë jashtë vendit | IN TV Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sikundër çdo 28 Nëntor kryeqyteti shqiptar vizitohet nga shumë qytetarë të ardhur nga Kosova, posaçërisht për këtë festë. Edhe këtë vit kështu ka ndodhur. Për IN tv qytetarët e ardhur nga Kosova thonë, se e kanë pritur këtë ditë për ta vizituar kryeqytetin e shqiptarëve. Kosovarët: Ne e kemi pritur këtë ditë që të vijmë e të festojmë në Tiranë. Jo çdo vit, por këtë vit kemi ardhur, pasi edhe nipi më ka ardhur nga Gjermania për të festuar Ditën e Pavarësisë. Vajza më ka ardhur nga Gjermania. Unë me bashkëshorten kemi ardhur nga Prishtina. Kemi ardhur dje nga Kosova për këtë festë. Shumë bukur duket. Kam ardhur me familjen. Vendi është i mrekullueshëm. Por, këtë vit duket se kanë ardhur më pak shtetas të Kosovës në Shqipëri për Festën e Flamurit e shkak sipas tyre është edhe taksa në Rrugën e Kombit. Kosovarët: Kush ka dëshirë për të ardhur nuk pyet për taksën. Taksa është pengesë për disa. Ata që kanë kushte të mira ekonomike nuk është pengesë, por për disa po. Por, ndërsa qytetarët nga Kosova vijnë në Tiranë, shqiptarët duket se preferojnë t’i kalojnë Festat e Nëntorit jashtë vendit. Në agjensitë turistike ka pasur shumë kërkesa për ta lënë Shqipërinë në këto ditë festash. Agjentja turistike: Duke qenë se kanë qenë 5 ditë pushim për Festat e Nëntorit, kanë rezervuar goxha më shumë. Por cilat vende kanë preferuar shqiptarët? Agjentja turistike: Ka pasur kërkesa për Pragën, Izraelin, Budapestin, por shumica në Mavrovë, Kolashin, vendet me borë. Gjithashtu në Budva dhe vendet rreth Shqipërisë. ------------------------------------------ IN Tv Albania Follow us: / intvalbania / intvalbania / intvalbania Offcial website: http://intv.al