У нас вы можете посмотреть бесплатно Inxhinierja shqiptare që ndërton autostrada në Australi, historia e korçares ekselente или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#rrezedielli #reportTV Inxhinierja shqiptare që ndërton autostrada në Australi. Historia e Rezarta Rushitaj e cila jeton në Australi prej 20 vitesh dhe sot merr pjesë në ndërtimet më të rëndësishme të vendit të largët. Profili i një shqiptare të suksesshme që na bën krenarë dhe motivon për arritjet e saj në fushën inxhinierike… Rezarta Rushitaj, e larguar nga Shqipëria në moshën 13 vjeçare sot është një nga inxhinieret më të suksesshme të Australisë. Në 10 vitet e fundit të karrierës së saj, Rezarta ka mbajtur role teknike në disa projekte të mëdha të infrastrukturës publike. Sot është drejtuese e projektit të autostradave për Australinë dhe Zelandën e Re. Përveç realizimit të projekteve të mëdha rrugore, Rezarta është një avokate e madhe për kulturën në vendin e punës, përgjegjësinë sociale dhe diversitetin. Ajo është Ambasadore e Agjencisë për Barazi Gjinore në Vendin e Punës si pjesë e "punës së grave" të Qeverisë Australiane. Rezarta është një kontribuese aktive në iniciativat e udhëhequra nga studentët si Mentore e industrisë dhe në vitin 2020 shpallet Fituese e Çmimit të Karrierës, Pasionit dhe Ndjekjes së Rrugëve në Australi.