У нас вы можете посмотреть бесплатно Pa Gjurme-‘Nuk i bëra kafen vjehrrës, burri më dhunoi’/E reja:Më ndau nga i biri, por më dhemb se… или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#pagjurme #odetadume #ReportTvLajme Prej 1 viti nuk shikon dhe as nuk u dëgjon zërin dy fëmijëve, një nënë në kërkim të tyre. E rritur pa baba, ishte daja ai që vendoste për fatin e Lutfije Plakut nga Durrësi. Ai vendosi që 19-vjeçaren e asaj kohe ta martonte me Bledar Muhajn po nga Durrësi. Edhe pse Lutfija nuk ishte dakord për këtë martesë, kjo gjë nuk u mor për bazë ndërsa fillimisht me bashkëshortin jetuan në Greqi. Pasi u kthyen në Shqipëri në vitin 2009 mes tyre lindën konfliktet për shkak se jetonin me prindërit e Bledarit dhe nëna e këtij të fundit ndërhynte në marrëdhënien e tyre. NË jetë erdhën dhe dy djem ndërsa vazhdimisht konfliktet ishin të pranishme, ndërsa arrinin edhe në dhunë fizike ndaj të resë. Kjo e fundit nuk denoncoi kurrë në polici për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti. Bledar Muhaj ishte ai që vendosi t’I drejtohej gjykatës në vitin 2018 për divorc duke qenë se martesës së tyre I kishte ardhur fundi. Vendimi I gjykatës së shkallës së parë në 2018 ia caktoi kujdestarinë e djemve nënës së tyre ndërsa babait takime 2 herë në muaj dhe detyrimin ushqimor. Bledari nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e apeloi më 9 prill 2019. 45-vjeçari ka pretenduar se nëna ka ushtruar dhumë mbi dy të miturit. Edhe djali i madh ka dëshmuar kundra nënës se kjo e fundit ka ushtruar dhunë fizike mbi të dhe të vëllanë. Lutfije Plaku e mohon kategorikisht dhunën ndërsa pretendon se djali është kërcënuar nga I ati për të dëshmuar kundra saj. Për pasojë vendimi i gjykatës së shkallës së parë është rrëzuar duke ia lënë kujdestarinë babait, ndërsa nëna takim një herë në javë. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv