У нас вы можете посмотреть бесплатно Agon Channel CA THU 09 07 2015 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Mungesa e Tetanozit ne Spitalin e Infektivit, QSUT Nese keto dite ju kafshon qeni, kini kujdes pasi ne spitale nuk ka tetanoz. Kamera e emisionit "Ca Thu" ishte ne spitalin e infektivit ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza (QSUT). Ne pyetem nese mund te behej tetanozi por mjekja na u pergjigj se nuk ka. Tetanoz ketu ne spital nuk ka. Duhet te shkoni tek mjeku i familjes , ne lagje dhe ta merrni aty. Nese nuk ka as atje duhet ta blini jashte. Tetanoz nuk ka po ashtu edhe nje sere mediakmentesh te tjera mungojne. Por per te vjedhur miliona leke shteti ka. Prokuroria po zbardh skandalin me rimbusimin e ilaceve. Nga hetimet e organit te akuzes eshte vertetuar demi prej 56 milione leke te rinj, por raporti i antikorrupsionit flet per 150 milione leke te rinj. Madje vjedhja e tyre eshte faktuar e ajo shkon pertej 5 farmacive , drejtuesit e te cilave u arrestuan. Grupi i kontrollit , theksoi se nga kontrolli i ushtruar ne fond dhe drejtorine rajonale Tirane, jane konstatuar shkelje te renda, ne menaxhimin e ketyre institucioneve. Nga hetimi i deritanishem perllogaritja e demit te shkaktuar me ane te skemave te ndryshme qe kane operuar me qellim vjedhjen e fondeve publike, arrin shifren e 150 milione lekeve te rinj. Pervec shendetesise shteti nuk ka leke as per artin. Drejtori i Galerise se Arteve, Artan Shabani, thote se krimbi i drurit po demton dita dites veprat e artit. Drejtori thote se ka nevoje urgjente per dezinfektim. Te gjitha kornizat kane filluar te demtohen pasi jane te padezinfektuara, larvat jane zhvilluar dhe e demtojne drurin. Per te bere keto nderhyrje qeveria nuk ka fonde por, per nderhyrjet e panevojshme qe u bene te kryeministria, leket nuk munguan. Streha e vendosur te kryeministria, qe ne fakt nuk ka asnje funksion, ka ngjallur reagime te shumta nga opinioni publik por edhe nga specialiste te fushes. Arkitektja Arba Baxhaku ka bere nje shkrim ne rrjetin social Facebook ku shkruan: A ka ne kete province te Ballkanit ligje qe mbrojne monumentet e kultures? Kush e jep lejen e nderimit per keto llamarina? Nese eshte pa leje, ku behen ankesat? Kur nuk e ke fatin e madh te kesh nje kryeminister me shije e te lexuar, a ka ndonje shpetim nga ky banalitet?