У нас вы можете посмотреть бесплатно “Bosfori tokësor” i Europës fillon në Shqipëri–Pse Korridori 8 është më shumë se një rrugë?BLUEPRINT или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Për mijëra vjet, Ngushtica e Bosforit ka qenë një nga rrugët më strategjike të globit. E gjatë vetëm 30 kilometra, por me rëndësi gjeopolitike të jashtëzakonshme, ajo lidh Detin e Zi me Detin e Marmarasë, e më tej me Mesdheun, duke shërbyer si një arterie kyçe për tregtinë, energjinë dhe lëvizjen ushtarake. Më shumë se 40 mijë anije kalojnë çdo vit përmes saj, duke e bërë një nga rrugët detare më të ngarkuara në botë. Ai që kontrollon Bosforin, ka në dorë qasjen e vendeve të Detit të Zi në botën perëndimore. Por pikërisht kjo rëndësi e madhe është edhe burim pasigurie. Në kohë krize, tensioni apo lufte, qasja në Bosfor mund të bëhet e kufizuar ose e ndaluar, duke i prerë lidhjet detare të rajoneve të tëra. Është pikërisht kjo arsye që në vitin 1994, në Konferencën Pan-Europiane të Transportit në Kretë, u hodh për herë të parë ideja e një korridori alternativ, tokësor: Korridori VIII. Korridori VIII u konceptua si një bosht që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke kaluar nga Durrësi dhe Porto Romano në Shqipëri, përmes Maqedonisë së Veriut, e deri në Burgas e Varna në Bullgari. Një korridor transversal, që ndryshe nga shumica e akseve vertikale europiane, krijon një urë lindje-perëndim, tokësore dhe të sigurt. Ashtu si Bosfori lidh dy kontinente dhe dy dete, Korridori VIII lidh dy sisteme ekonomike: Perëndimin me Lindjen, Bashkimin Europian me Ballkanin dhe më tej me Kaukazin e Azinë Qendrore. Në një botë ku siguria, stabiliteti dhe diversifikimi i rrugëve të furnizimit janë gjithnjë e më të rëndësishme, Korridori VIII është një alternativë strategjike – një Bosfor tokësor. Korridori VIII tashmë nuk është një projekt vetëm në letër. Subscribe: https://www.youtube.com/c/Televizioni... WEB: https://scantv.al/ Facebook: / televizioniscan Instagram: / scan_tv Linkedin: / scantv TikTok: / scan_tv #scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #korridoriviii #korridori8 #blueprint