У нас вы можете посмотреть бесплатно Lufta zhvendos “Opinion” në kufi me Ukrainën, Blendi Fevziu zbulon si do të jetë emisioni i sotëm или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Emisioni “Opinion” i ditës së sotme do të zhvillohet ndryshe nga sa e kemi parë çdo herë. Gazetari Blendi Fevziu ka shkuar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës ku është vendosur ditën e sotme dhe nga ku do të transmetohet emisioni “Opinion”. Fevziu tha se është munduar që të përdorë një lloj simbolike dhe nga kufiri me Ukrainën të transmetojë materiale të ndryshme filmike, por edhe disa intervista me nivelet më të larta të përfaqësimit shqiptar. Mësohet se ditën e sotme pritet që të ketë një intervistë me Edi Ramën, Artan Grubin dhe Donika Gërvallën. “Më shumë se sa të reja është një lloj simbolike që po mundohemi ta përdorim këtu. Emisioni transmetohet nga këtu. Unë do të jem i vendosur në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë dhe do i kem të ftuarit e mi në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe materialet që kemi përgatitur nga këtu. Kemi 1 ushtar nga Ukraina. Do të kemi 3 nivelet më të larta të përfaqësimit shqiptar në shtete. Është kryeministri Edi Rama që do jetë një pjesë të kohës, do jetë zv/kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi; zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla”, tha Fevziu. Fevziu njoftoi se më pas do të vijohet me intervistat me gjeneralin Dritan Demiraj, Tomor Alizotin, Gazmend Turdiun nga Ministria e Jashtme, me Dritan Neshon. “Do jetë një miks ku do të ndërthuren materialet filmike me intervistat”, tha Fevziu. Drejtuesi i emisionit “Opinion” shpresoi që gjithçka të shkojë mirë, pasi ky program ditën e sotme do të bëhet në kushte të jashtëzakonshme. “Duhet të keni parasysh, po shkove 100 metra nga këtej bie linja e telefonave për arsye të intensitetit shumë të madh të përqendrimit të njerëzve dhe kufiri është thuajse i pamundur të transmetosh nga vija e kufirit”, tha Fevziu./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/