У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Ajatollahu i ri flet për herë të parë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Irani do të vazhdojë të mbajë të mbyllur pikën kritike të Hormuzit dhe do të zgjerojë frontet e zjarrit nëse lufta do të vazhdojë. Kështu ka deklaruar ajatollahu i ri, Mojtaba Khamenei, në deklaratën e tij të parë publike që nga zgjedhja, që u lexua në televizionin shtetëror iranian. "Kërkesa popullore është të vazhdojmë mbrojtjen tonë efektive dhe ta bëjmë armikun të pendohet! Leva e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit duhet të vazhdojë të përdoret", deklaroi Mojtaba Khamenei. Në deklaratën sfiduese ndaj SHBA, Khamenei tha gjithashtu se fqinjët e Iranit duhet të mbyllin të gjitha bazat amerikane në territorin e tyre, të cilat Irani do të vazhdojë t'i sulmojë. Deklaratat e ajatollahut të ri vijnë teksa Irani ka vijuar goditjen e anijeve të naftës që kalojnë Ngushticën e Hormuzit pa lejen e Iranit. Vetëm natën e kaluar, tre anije u goditën nga dronët, raketat apo minat iraniane, duke shkaktuar zjarre masive siç duket edhe në këto pamje. Kalimi në ngushticën kritike iu është lejuar vetëm anijeve të tjera të vendeve mike me Iranin, si kjo cisternë nga India e ngarkuar me naftë në vendet e Gjirit. E për shkak të këtyre zhvillimeve, çmimi i naftës në bursat botërore ka prekur sërish nivelin kritik prej mbi 100 dollarë për fuçi, në ditën e 13-të të luftës kundër Iranit. Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën pavarësisht vendimit të koordinuar të 32 vendeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, përfshirë SHBA-në dhe vendet e G7-ës, për të hedhur në treg 400 milionë fuçi nga rezervat e tyre emergjente. Garda Revolucionare paralajmëroi një ditë më parë se çmimi i naftës mund të arrijë deri në 200 dollarë për fuçi, nëse SHBA dhe Izraeli nuk tërhiqen menjëherë nga ofensiva ushtarake. Në një deklaratë më herët Trump tha se rritja e çmimit të naftës është një fitore për Shtetet e Bashkuara si prodhuesi më i madh i naftës në botë. Megjithatë ai shtoi se me interes dhe rëndësi më të madhe është ndalimi i Perandorisë së ligë të Iranit nga të pasurit armë bërthamore. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/