У нас вы можете посмотреть бесплатно Filmi dokumentar kushtuar Gjeneralit dhe Heroit të Kosovës AGIM QELAJT (2009) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjeneral Agim Binak Qelaj është ndër figurat më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai, pas Epopesë së UÇK - së më, 6 e 7 mars 1998 dhe rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari, bashkë me shumë bashkëkombas erdhi nga Gjermania dhe iu bashkëngjit uÇKK - së. Me të arritur në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm e ngarkon si epror-instruktor për përgatitjen e njësive speciale për intervenime të shpejta pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe vepron në Likoc, në Açarevë, në Negroc e në Kleçkë. Në këtë pozicion Agim Çelaj manifeston energji të pasosur, doktrina moderne dhe strategji të pjekur, prandaj edhe e donin luftëtarët e lirisë, por edhe instruktorët e ardhshëm, shumë prej të cilëve sot janë dëshmorë të kombit. Eprorin e lartë, oficierin e karrierës Gjeneral Agim Qeljan, në qershor të vitit 1998 e kam takuar në frontet e luftës në Jashanicë, në malet e Luzhnicës e të Kleçkë. Në ambientet e Shtabit të UÇK - së në Luzhnicë drejtuar nga Ismet Jashari - Komandant Kumanova, e kam realizuar edhe bisedën shumë domethënëse me Agim Qelajn, me këtë figurë të madhe të luftës për liri e pavarësi. Në ditët e korrikut, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës depërtonte hap pas hapi prej Malisheve deri në Rrasat e Rahavecit, detyrë të cilën e kryen profesionalisht dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm Gjeneral Agim Qelaj. Në Betejën e Rahovecit e cila konsiderohet si betejë më serioze dhe më e vendosur e luftëtarëve të lirisë, Agim Qelaj, i shoqëruar prej Agush Gjocajt e Sadik Shalës, me 16 shokë të tjerë, rreshton luftëtarët në oborrin e pikës së karburanteve ‘Agrofer’, në Rrasat e Rahavecit dhe ashtu si u ka hije burrave që nisen për në front, avancon nëpër aksin e magjistrales Prishtinë-Rahavec. Por në këto orë të 19 korrikut 1998, forcat ushtarake e policore serbe me makineri të rëndë depërtonin nëpër Shpatin e Shtavicës dhe breshërojnë aksin e magjistrales, përjetësohet Agim Qelaj në krye të grupit e pranë bashkëluftëtarëve: Sadik Shala, Liman Gegaj, Faik Rama, Gëzim Hamza e Abdullah Bugari, ndërsa në vazhdën e këtyre luftimeve përreth Rahavecit përjetësohen edhe Gani Paçarizi, Hamdi Berisha, Afrim Krasniqi, Agim Kelmendi, Skender Jahë Kastrati, Tafil Zyberaj, Mizahir Isma, Arian Brahimi, Bekim Isma, Eshrafedin Kastrati, Remzi Ukshini, Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa, Xhevat Kasapi, Habit Berisha, Ramadan Morina e Ruzhdi Xhuliqi. Me rënien e Agim Qelajt dhe të bashkëluftëtarëve të tij UÇK pësoi goditen shumë të rëndë, por luftën për liri e vazhduan bashkëluftëtarët e tyre, e cila në qershor të vitit 1999 u kurorëzua me fitoren historike të popullit shqipar të Kosovës - çlirimin e Kosovës dhe largimin përfundimtar të forcave pushtuese dhe të administratës serbe nga Kosovë, kurse më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur. Gjeneral Agim Qelaj me dekret presidencial është shpallur Hero i Kosovës.