У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Balluku inspekton punimet në kantierin Qukës-Qafë Plloçë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të shtunë ecurinë e punimeve në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Në këtë aks po vijojnë punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor që shkurton distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit si dhe rrit sigurinë rrugore. Teksa kreu inspektimet në terren, Balluku tha se ky aks rrugor ka qenë mjaft i diskutuar për shkak të problematikave dhe kohës së gjatë që ka marrë, po ashtu edhe për shkak të financimit. “Një aks mjaft i diskutuar për shkak të problematikave dhe kohës së gjatë që ka marrë Financimi i kësaj rruge ka kaluar disa vështirësi, por ne shpresojmë shumë që gjatë muajit dhjetor ti japim një zgjidhje përfundimtare duke vazhduar me gjithë pjesët e mbetura për të përfunduar sa më shpejt”, tha Balluku. E gjithë rruga është 43.3 km, ndërsa puna po vijon, ndërsa po shfrytëzohen maksimalisht edhe kushtet e mira klimaterike. Trafiku do të ndahet midis këtij akti rrugor të ri Qukës-Qafë Plloçë, për të gjithë automjetet që duan të aksesojnë direkte pjesën e daljes nga ana e Korçës dhe ndërkohë ata që do të vazhdojnë të ngjiten për Qafë Plloç duhet të vazhdojnë të përdorin rrugën ekzistuese. Ministrja Balluku njoftoi se duke nisur nga janari i vitit 2022 kemi një fond të aprovuar në buxhetin 2022 për të nisur rikualifikimin e rrugës nacionale nga Elbasani deri në Qafë Plloçë, edhe rruga ekzistuese do të marri një projekt të ri për ta zgjeruar dhe për të eliminuar disa prej kthesave! Ky është një projekt që ka tre lote aktive, ka ndeshur në problematikën e financimit që kanë ardhur si shkak i një projektimi jo të saktë, ku nuk ishin parashikuar të gjitha problematikat. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Balluku#Qukes#TopChannelNews