У нас вы можете посмотреть бесплатно Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat e sigurisë për “Tunelin” dhe lotin 4 të Unazës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook: / vizionplustv Twitter: / vizionplustv Instagram: / vizionplustv TikTok: / vizionplustv Numri dy i pezulluar i qeverisë me vendim gjykate, Belinda Balluku, bashkë me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH janë në pritje të komunikimit të masave respektive të sigurisë. Ballukut do t’i komunikohet edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqipëria një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion. Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, janë vendosur në masa arresti shtëpiak, ndaj drejt gjykatës u shoqëruan nga forca policie. Seanca gjyqësore, e planifikuar për në orën 09:00, u shty me dy orë pas kërkesës së bërë nga avokatët e tre të pandehurve për tu njohur me aktet dhe fashikujt e dosjes hetimore qË i shërbyen gjykatës për t’i caktuar masat e sigurisë. Balluku i la ambientet e gjykatës rreth orës 9:45 për tu rikthyer në orën 11:00, në pritje të vendimit që do t’i japë gjykatësi, Erion Çela. Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes është pezulluar si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe. Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.